Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ikja e gazetarit nga regjimi kinez

Nën presidentin Xi, gazetarët dikur të guximshëm të Kinës kanë rënë në radhë. Krahu i propagandës së Partisë Komuniste ka marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të agjencive që menaxhojnë gazetat, transmetuesit dhe stacionet radiofonike. Një agjenci e re e fuqishme ka heshtur zërat kritikë në internet, duke krijuar aparat të gjerë censurimi.

Gazetari hulumtues, Wang Zhi’an, dikur kishte ekspozuar korrupsionin, sekuestrimin e tokave dhe keqpërdorimet mjekësore në Kinë, me miliona shikues dhe me një platformë shumë të fuqishme: transmetuesin shtetëror CCTV.

Wang tani jeton i vetëm në qendër të Tokios, pasi u fut në listën e zezë në atdheun e tij. Udhëtimi i tij nga personaliteti në zemër të medias shtetërore të Kinës te gazetari që jeton në mërgim ilustron se si dhe pse raportimi kritik i mbështetur nga Qeveria është kufizuar nën Xi Jinpingun, udhëheqësi më autoritar i Kinës që nga Mao Ce Duni.

Ndryshe nga shumë hulumtues, Wang nuk është dorëzuar. I zhytur në borxhe dhe i armatosur me pak më shumë se një laptop, me tripod dhe aparat fotografik të huazuar nga një mik, Wang i është kthyer punës – këtë herë në Youtube dhe Twitter, të dyja të ndaluara në Kinë.

“Këtu mund ta them të vërtetën dhe askush nuk mund të më kufizojë më”, ka theksuar Wang, i ulur në studion e tij në Tokio një dhomë ndenjeje modeste.

Mijëra delegatë po mblidhen në Pekin këtë javë për të riafirmuar Xi-në si lider të Partisë Komuniste në pushtet për një mandat të tretë, në takimin më të rëndësishëm politik të vendit në një dekadë. Nga frika e arrestimit, Wang ka thënë se nuk do të kthehet derisa Xi të jetë jashtë pushtetit.

Edhe Shtëpia e Bardhë paraqet një anë të Xi-së që Kina rrallëherë e sheh Botë 8 muaj më parë Shtëpia e Bardhë paraqet një anë të Xi-së që Kina rrallëherë e sheh

“Ai kërkon bindje absolute”, ka thënë Wang. “Media është bërë si ushtria: një mjet që premton besnikëri të pakushtëzuar ndaj partisë”.

Propaganda komuniste

Nën Xi-në, gazetarët dikur të guximshëm të Kinës kanë rënë në radhë. Krahu i propagandës së Partisë Komuniste ka marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të agjencive që menaxhojnë gazetat, transmetuesit dhe stacionet radiofonike. Një agjenci e re e fuqishme ka heshtur zërat kritikë në internet, duke krijuar aparat të gjerë censurimi.

Privatisht, shumë gazetarë kinezë thonë se Xi ka anuluar raportimin e pavarur. Publikisht heshtin. Vetë emri i Xi-së shprehet me kujdes, me rreshta të shkruar, pëshpëritje ose pseudonime.

“Ndryshimi i këtyre 10 vjetëve të fundit ka qenë dramatik”, ka thënë Zhan Jiang, profesor në pension i gazetarisë në Universitetin e Studimeve të Huaja të Pekinit.

Wang nuk e imagjinonte kurrë jetën jashtë Kinës. Një vendas i provincës malore Shaanxi, i cili iu bashkua CCTV-së në vitin 1998 pasi mori një master në histori.

Në atë kohë, media kineze ishte në majë të asaj që Wang e quan “epokë e artë”. Gazetaria hulumtuese ka lulëzuar nën udhëheqësin e atëhershëm, Jiang Zemin, i cili bisedoi me Tibetin dhe Tajvanin me gazetarë perëndimorë dhe Zhu Rongjin, kryeministër i ashpër, me mendje reformash që e kishte luftuar korrupsionin.

Kjo ushqeu shpresa për reforma në shtetin njëpartiak të Kinës – më shumë si Singapori sesa ish-Bashkimi Sovjetik, me një hapësirë ​​për diskutim të lirë.

“Vetëm sepse Kina është nën udhëheqjen e Partisë Komuniste nuk do të thotë se nuk mund të ketë një media aktive”, ka treguar Zhan, profesori në pension.

Problemet në televizion

Në CCTV, Wang ishte fillimisht producent, pastaj komentator, përpara se të kalonte në hetime në vitin 2011.

Atje zhvilloi reputacion si gazetar i ashpër dhe me përvojë, thanë dy ish-punonjës të CCTV-së, megjithëse shtuan se prirjet e tij kritike mund ta bëjnë të vështirë për të punuar me të. Ata nuk pranuan të përmendeshin për të folur sinqerisht për Wang.

Menjëherë pas kësaj, Xi mori pushtetin në vitin 2012. Në fillim, Wang priste me padurim udhëheqjen e re. Me lulëzimin ekonomik të vendit, zyrtarët grumbulluan miliona në marrëveshje të pandershme në dyer të pasme, djemtë dhe vajzat e tyre duke shiheshin me Rolex e duke garuar me Ferrari nëpër mbikalimet e Pekinit.

Xi premtoi të ndryshojë gjithçka, duke u zotuar ta shtypë korrupsionin. Ai vizitoi një dyqan të thjeshtë me simite, duke e portretizuar veten si njeri i popullit.

Goditja erdhi. Banketet u ndaluan, qilimat e kuq u mbështjellën dhe mijëra zyrtarë u arrestuan.

Mirëpo teksa Xi e konsolidoi pushtetin, shenjat e telasheve filluan të shfaqen në CCTV. Kontrollet u shtrënguan. Një nga një, gazetarët kryesorë dolën jashtë.

Më pas, në vitin 2016, Xi vizitoi CCTV-në dhe media të tjera shtetërore.

“Media partiake duhet të quhet parti”, deklaroi ai, duke kërkuar besnikërinë ndaj Partisë Komuniste mbi të gjitha.

“E dinim se atëherë do të kishte ndryshime tronditëse”, ka shpjeguar Wang.

Megjithëse Xi po luftonte korrupsionin, në vend që ta përdorte transparencën dhe sundimin e ligjit, ai fuqizoi një organ të fshehtë të partisë për t’i arrestuar zyrtarët në vend të kësaj.

Goditja e fundit, tha ai, erdhi kur hulumtimi për të cilën kishte punuar me muaj të tërë, u shkatërrua.

Edhe Nga abuzimi te shpresa: lufta e grave kundër martesave të detyruara në Kinë Botë 1 muaj më parë Nga abuzimi te shpresa: lufta e grave kundër martesave të detyruara në Kinë

Ishte një ekspozim i sistemit të dërgimit të ambulancave të Pekinit. Nëpërmjet lidhjeve me dyer të pasme, zbuloi Wang, një zyrtar kishte krijuar një rrjet paralel që i dërgonte pacientët në një klinikë të dorës së dytë në veriun e largët të Pekinit, duke gjeneruar të ardhura për menaxhimin e spitalit, por duke shkaktuar vonesa kërcënuese për jetën.

Por disa ditë përpara se historia e Wangut të dilte në transmetim, Departamenti Qendror i Propagandës së partisë tha se po e ruante historinë. I zemëruar, Wang pushoi së ardhuri në punë, më pas dha dorëheqjen.

Nuk ishte vetëm CCTV. Në të gjithë Kinën, mijëra gazetarë u larguan nga industria.

Në Caixin, revistë e respektuar financiare, kryeredaktori i lidhur politikisht u tërhoq. Në Pekin Daily News, tabloid me brez rebel, botuesi dha dorëheqjen dhe më vonë u arrestua.

Puna online

Wang u përpoq të vazhdonte. Ai ndërroi media, duke drejtuar një emision intervistash në internet që mblodhi dhjetëra miliona shikime. Por në qershor të vitit 2019, llogaritë e Wangut në mediat sociale u fshinë papritmas, duke e privuar atë nga miliona ndjekës.

Brenda natës, Wang ishte politikisht toksik. Pika e tij e re, dikur e etur për të përfituar nga fuqia e tij e yjeve, u tërhoq nga rinovimi i kontratës.

Për disa vjet, Wang mendoi se çfarë të bënte. Pandemia e la atë të bllokuar gjatë një vizite në Japoni dhe kur u kthye në Pekin në fund të vitit të kaluar, ai dëgjoi se nuk do të ishte në gjendje të punonte më në media. Nëse do të dëshironte të qëndronte në Kinë, do t’i duhej ta linte punën që e donte.

Wang e bëri zgjedhjen e tij: Bleu biletë njëdrejtimëshe për në Japoni.

“Nuk mund të vazhdoj në Kinë”, ka theksuar Wang. “Nëse do të bëhesha drejtor i marrëdhënieve me publikun, do të ishte tradhti ndaj karrierës sime”.

Tani, Wang po mëson vetë japonishten. Ai ka mësuar se si të modifikojë videon vetë dhe të operojë me buxhet të kufizuar.

Që kur filloi transmetimin në maj, ai ka tërhequr shumë shikues, me afro gjysmë milioni ndjekës në Twitter dhe 400 mijë abonentë në YouTube. Megjithëse të dyja janë të ndaluara në Kinë, Wang shpreson se raportet e tij do të shkojnë mbi Firewall-in e Madh të Kinës dhe në vend.

Qëllimi i tij, ka treguar Wang, është lajmi i bazuar në fakte për kinezët kontinentalë, një që qëndron larg nga konkurrentët e ngarkuar me konspiracion të nxitur nga urrejtja ndaj Qeverisë.

“Askush nuk beson se një degë serioze kineze mund të krijohet jashtë shtetit”, tha ai. “Ama unë dua ta provoj. Mendoj se është shumë e rëndësishme për të gjithë botën kinezishtfolëse”.

Në korrik, ai shpenzoi qindra mijëra dollarë duke punësuar një ekip dhe duke fluturuar për në Ukrainë. Wang u shpreh se donte ta sillte raportimin e vijës së parë për audiencën kineze – duke vënë në dukje se vetëm një kanal i shikueshëm në territorin e Kinës dërgoi reporterë në luftë.

Rezultati, tha ai, ishte se mbulimi i luftës nga Kina ishte i ngopur me dezinformata ruse.

“Një vend kaq i madh me vetëm një burim informacioni për një ngjarje kaq të madhe”, ka theksuar Wang. “Kjo është shumë e trishtueshme”.

Wang ka shumë kundërshtarë. Nacionalistët e cilësojnë si “tradhtar” në internet, duke vënë në pikëpyetje pse jeton në Japoni dhe duke e akuzuar atë për shitje të përmbajtjeve “anti-Kinë”. Në ekstremin tjetër, aktivistët anti-Pekin dyshojnë për motivet e Wangut, duke theksuar se ai kaloi dekada brenda medias shtetërore duke ndjekur linjën e partisë.

Zhang Dongshuo, avokat në Pekin, ka thënë se ai e vlerëson kanalin e Wangut, duke u akorduar herë pas here për të marrë lajme të padisponueshme në mediat shtetërore. Por Zhang shtoi se mungesa e qasjes së Wangut i ka bërë raportet e tij më të zbehta.

“Do të jetë e vështirë”, ka bërë të ditur Zhang. “Është në një situatë të pakëndshme”.

Megjithatë, jashtë Kinës së Xi-së, Wang shpreson se ka hapësirë ​​për dikë si ai. Ai rrëfen për të gjitha lajmet, duke folur për politikën “zero-COVID” të Kinës dhe kongresin e fundit të partisë, të mbushur me vëzhgime të bazuara në përvojën e tij kur ishte brenda sistemit. Nganjëherë, nuk jep edhe shumë komente.

Edhe Serbia hesht ndaj kritikave të FBI-së: Si u arratis shtetasi kinez që kërkohet nga SHBA-ja? Botë 2 muaj më parë Serbia hesht ndaj kritikave të FBI-së: Si u arratis shtetasi kinez që kërkohet nga SHBA-ja?

“Ne do të duhet të presim deri në ditën kur gazetarët mund të shprehen me të vërtetë lirisht”, ka thënë Wang, duke nënshkruar në një transmetim të fundit. “Shpresoj që ajo ditë të vijë sa më shpejt.”

Përktheu: Blerta Haxhiu