Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gruaja ruse dënohet me 27 vjet burgim për vrasjen me bombë në një kafene

Gruaja ruse Darya Trepova është dënuar me 27 vjet burgim për vrasjen e blogerit pro-luftës Vladlen Tatarsky prillin e kaluar, shkruan BBC të enjten.

Tatarsky u vra nga një bombë e vendosur në një statujë të vogël që i dha Trepova, teksa ishte gati të mbante fjalim në Shën Petersburg. Dhjetëra u plagosën nga shpërthimi.

Trepova, 26 vjeç, mohoi akuzat, duke thënë se mendonte se statuja përmbante pajisje dëgjimi.

Ajo ka thënë se kishte vepruar me urdhrin e një kontakti ukrainas.

Dënimi është një nga më të ashprit të shqiptuar ndaj një gruaje në historinë e Rusisë.

Sulmi ndaj Tatarsky, 40 vjeç, (emri i vërtetë Maxim Fomin) ndodhi më 2 prill 2023.

Edhe E dyshuara për shpërthimin në kafenenë në Rusi akuzohet për terrorizëm Botë E dyshuara për shpërthimin në kafenenë në Rusi akuzohet për terrorizëm

Trepova akuzohej për “akt terrorist të kryer nga një grup i organizuar duke shkaktuar vdekje të qëllimshme” dhe “mbajtje pa leje të mjeteve shpërthyese nga një grup i organizuar”.

Hetuesit rusë kanë akuzuar Ukrainën se qëndron pas sulmit dhe zyrtarët ukrainas as e kanë konfirmuar e as mohuar këtë.