Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Publikohen pamjet e shpërthimit të kafenesë ku u vra blogeri rus

Janë publikuar videot të cilat tregojnë momentet që çuan në shpërthimin që la të vdekur blegërin ushtarak ultranacionalist rus, Vladlen Tatarsky në një kafene në Shën Petersburg të dielën.

Tatarsky vdiq në një shpërthim në një kafene ku ai ishte mysafir i një grupi pro-luftës. Njoftimet e mediave shtetërore sugjerojnë se Tatarsky mund të jetë vrarë nga një pajisje e fshehur në një bust e cila besohet se u dërgua nga një grua para shpërthimit.

Një video 25-sekondëshe tregon Tatarskyn duhet qëndruar me mikpritësin e ngjarjes duke marrë një dhuratë të papritur. Videoja tregon blogerin duke nxjerrë statujën nga një kuti, një figurë e vogël e kyer me armë e cila mban një helmetë ushtarake.

Hetuesit rusë besojnë se mund të ketë qenë bomba që e vrau atë vetëm disa sekonda më vonë.

Pamjet më pas i kalojnë një gruaje në audiencë, që supozohet se është 26-vjeçarja Daria Trepova, e cila që atëherë është arrestuar në lidhje me shpërthimin, sipas Komitetit Hetues të Rusisë. Media shtetërore ruse TASS raportoi se “paraprakisht, ishte Trepova që i dorëzoi Tatarskit një figurinë me eksploziv” në kafene.

Një seancë dëgjimore për Trepovan është caktuar të zhvillohet të martën në Gjykatën e Qarkut Basmanny në Moskë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Vesti.