Hetuesit rusë kanë arrestuar një grua si të dyshuar për vrasjen e bllogerit pro-luftë Vladlen Tatarsky, raporton BBC.
Tatarsky ka humbur jetën pas një shpërthimi në një kafene në St. Petersburg.
Në një video të publikuar nga autoritetet – që me gjasë të madhe është regjistruar nën detyrim – Darya Trepova dëgjohet të pranojë se ka dorëzuar një statujë që shpërtheu më vonë.
Por, në xhirimet që janë publikuar, ajo nuk thotë se e dinte se do të kishte një shpërthim e as nuk pranon ndonjë rol të mëtejshëm.
Më shumë se 30 persona janë plagosur në këtë shpërthim.
Tatarsky kishte marrë pjesë në “një takim patriotik me mbështetësit në kafene ndërsa ishte folës i ftuar”.
Edhe
E dyshuara për shpërthimin në kafenenë në Rusi akuzohet për terrorizëm
Një video që qarkulloi në rrjete sociale, tregonte një grua të re me një pallto kafe duke hyrë me një kuti kartoni.
Në imazhe shihet duke u vendosur kutia në tavolinë të kafenesë përpara se gruaja të ulej. Një vide tjetër tregoi një statujë që iu dorëzua Tatarskyt.
Në një fragment të shkurtër të marrjes në pyetje që është publikuar nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, Trepova 26-vjeçare, u shfaq nën presion dhe pëshpëriste vazhdimisht.
Kur hetuesi e pyeti nëse e dinte pse ishte arrestuar, ajo u përgjigj: “Unë do të thosha se isha në skenën e vrasjes së Vladlen Tatarskyt...E solla statujën atje e cila shpërtheu”.
E pyetur ajo se kush ia dha, ajo u përgjigj: “A mund t’ju them në vonë ju lutem?”
Edhe
Publikohen pamjet e shpërthimit të kafenesë ku u vra blogeri rus
Sipas autoriteteve ruse shpërthimi ishte organizuar “nga shërbimet speciale ukrainase me njerëz që bashkëpunonin me kreun e opozitës Alexei Navalny”.
The Investigative Committee reclassified the criminal case of the Tatarsky bombing in St Petersburg as an act of terrorism. New video has also been posted, including the arrest of Daria Trepova pic.twitter.com/5dgt8xORME
— David Bailey (@djbaileyDTC) April 3, 2023
https://www.koha.net/bote/372211/kremlini-fajeson-ukrainen-per-vdekjen-e-blogerit-ushtarak-rus/