Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

E dyshuara për shpërthimin në kafenenë në Rusi akuzohet për terrorizëm

Një e dyshuar për shpërthimin në një kafene në St. Petersburg ku vdiq bllogeri rus pro-luftë Vladlen Tatarsky, është akuzuar për terrorizëm, kanë njoftuar zyrtarët rusë, raporton BBC.

Darya Trepova është dërguar në një gjykatë në Moskë të martën pasi është arrestuar të hënën në St. Petersburg.

Tatarsky humbi jetën të dielën pas shpërthimit në një kafene në St. Petersburg ku pritej të mbante një fjalim. Më tepër se 30 persona janë lënduar.

Në video të publikuar nga autoritetet ruse të hënën – me shumë gjasë të xhiruar nën detyrim – Trepova dëgjohet duke pranuar se kishte sjellë statujën në kafene e cila më pas shpërtheu.

Por, 26-vjeçarja nuk tha nëse e dinte se do të kishte shpërthim, e as nuk pranoi rolin e saj në këtë.

Edhe Publikohen pamjet e shpërthimit të kafenesë ku u vra blogeri rus Botë Publikohen pamjet e shpërthimit të kafenesë ku u vra blogeri rus

Komiteti Hetues i Rusisë, që shikon krimet e mëdha, ka thënë se ajo është akuzuar për “veprim terrorist të kryer nga një grup i organizuar duke shkaktuar vdekje të qëllimshme” dhe “posedim ilegal të mjeteve shpërthyese nga një grup i organizuar”.

Është thënë se i ka rekomanduar gjykatës që ajo të mbahet në paraburgim.