23:11 - Gjykata Penale Ndërkombëtare nis hetimet për krime në Ukrainë
22:46 - Trupat ruse futen me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit Kherson
Trupat ruse janë tani në rrugët e qytetit jugor dhe kanë hyrë me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit Kherson, ka bërë të ditur kryebashkiaku, Igor Kolykhayev.
Ai u ka bërë thirrje ushtarëve rusë të mos qëllojnë mbi civilët.
Edhe
Ukraina po heton më shumë se 21 mijë krime lufte
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të ecin nëpër rrugë vetëm gjatë ditës.
“Ne nuk kemi Forca të Armatosura në qytet, vetëm civilë dhe njerëz që duan të jetojnë këtu!”, ka thënë ai në një deklaratë.
Rusia më herët pretendoi se kishte kapur Khersonin, por kjo u mohua nga Ukraina.
22:23 - Raketa e rrëzuar nga ukrainasit e shkaktoi shpërthimin në Kiev
Një shpërthim pranë stacionit qendror hekurudhor të Kievit mbrëmjen e së mërkurës u shkaktua nga rrënojat e një rakete të rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, tha një këshilltar i Ministrisë së Brendshme.
Anton Herashchenko ka thënë se copat goditën një tub ngrohjeje duke shkaktuar shpërthimin.
Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.
22:05 - Pentagoni: Kolona e ushtrisë ruse për në Kiev mbetet e bllokuar
Në veçanti, një kolonë trupash prej 60 km apo 40 milje, që po drejtohej në jug drejt kryeqytetit Kiev, është ngadalësuar nga luftëtarët ukrainas dhe "mbetet i bllokuar", tha të mërkurën zëdhënësi, John Kirby.
22:02 - 38 shtete i referojnë krimet ruse në Ukrainë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare
Mbretëria e Bashkuar dhe 37 vende të tjera i kanë referuar mizoritë në Ukrainë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC).
21:48 - Shumë japonezë të gatshëm për të luftuar në Ukrainë
21:39 - Blinken: Më shumë se 174 mijë refugjatë e kanë lënë Ukrainën
21:24 - Më shumë se 220 civilë ukrainas janë vrarë brenda 24 orëve të fundit
Më shumë se 220 civilë janë vrarë brenda 24 orëve të fundit, ka thënë Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Sipas kësaj zyre, një total prej 227 civilëve ukrainas janë vrarë vetëm nga mesnata e 1 marsit.
Ndërkohë, në të njëjtën periudhë kohore kanë mbetur të plagosur 525 persona.
Zyra gjithashtu paralajmëroi se numri real i vdekjeve mund të jetë "konsiderueshëm më i lartë" për shkak të vonesave të raportimit.
Shifrat e OKB-së vijnë pasi këshilltari presidencial i Ukrainës tha se 2,000 civilë kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit rus të vendit.
20:31 - Shpërthim i madh në Kiev
CNN po raporton se janë dëgjuar sirenat e alarmit në Odessa dhe Uman të Ukrainës. Disa minuta më parë, në Kiev është dëgjuar një shpërthim i madh. Nuk dihet ende vendi i saktë se ku ka ndodhur.
Në një postim, këshilltari në Ministrinë e Brendshme, Anton Herashchenko, tha se një shërbim i madh i furnizimit me ngrohje mund të jetë shkatërruar në një goditje rakete pranë stacionit hekurudhor të Kievit, duke lënë ndoshta pjesë të Kievit pa ngrohje gjatë temperaturave të ngrira.
❗️Ударом ракеты в районе ЖД Вокзала разорвало крупную теплотрассу. Часть #Киева, может остаться без отопления.#Киев #Kyiv #Kyev #KievUkraine #russiaterroriststate #RussiaUkraineWar #Russia #RussiaUkraine #RussiaUkraineConflict #RussiaUkraine #Россиястранаагрессор pic.twitter.com/UVEsLWvjsc
— Украина Новости / Ukraine War (@ukrainenewstop) March 2, 2022
20:23 - SHBA-ja del me sanksione të reja kundër Rusisë e Bjellorusisë
Shtëpia e Bardhë ka dhënë detajet e një skeme të re masash ekonomike të vendosura kundër Rusisë dhe Bjellorusisë aleate të mërkurën, duke kritikuar Bjellorusinë për "mundësimin e pushtimit të Ukrainës nga Putini".
Në kuadër të masave të reja janë kufizimet e reja që zgjerojnë politikat e kontrollit të eksportit në Bjellorusi, duke parandaluar devijimin e teknologjisë dhe softuerit drejt Rusisë përmes vendit, të cilat administrata tha se "do të kufizojnë ashpër aftësinë e Rusisë dhe Bjellorusisë për të marrë materialet që u nevojiten për të mbështetur agresionin e tyre ushtarak”.
Përveç kësaj, SHBA-ja dhe aleatët po identifikojnë 22 "entitete të lidhura me mbrojtjen" ruse, duke përfshirë firma që ofrojnë mbështetje teknologjike dhe materiale për ushtrinë ruse.
SHBA-ja dhe aleatët po synojnë gjithashtu “eksportet e teknologjisë” në sektorin e rafinimit të naftës, për të cilin ata thonë se mund të ndihmojnë SHBA-në të lëvizë drejt qëllimit të saj për të “degraduar statusin e Rusisë si një furnizues kryesor i energjisë me kalimin e kohës”.
"Shtetet e Bashkuara dhe aleatët, dhe partnerët tanë nuk kanë një interes strategjik në reduktimin e furnizimit global të energjisë - kjo është arsyeja pse ne kemi hequr pagesat e energjisë nga sanksionet tona financiare”, ka thënë Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, duke shtuar se sanksionet ndaj industrisë së përpunimit të naftës do të dëmtojë industrinë ruse të naftës.
SHBA-ja detajon gjithashtu sanksionet e reja ndaj subjekteve të lidhura me forcat ushtarake ruse dhe bjelloruse dhe tregon njoftimin e presidentit amerikan Joe Biden mbrëmë për ndalimin e avionëve rusë nga hapësira ajrore e brendshme e SHBA-së.
19:30 - Negociatori rus thotë se do të flitet për armëpushim në takimin me ukrainasit
Rusia pret që zyrtarët ukrainas të arrijnë në Bjellorusi për rundin tjetër të bisedimeve paqësore të enjten në mëngjes, kanë cituar agjencitë ruse të lajmeve negociatorin e Moskës, Vladimir Medinskyn.
Ushtria ruse po ofron një korridor të sigurt për delegacionin ukrainas, raportoi Tass.
Sipas mediave, negociatori rus ka thënë se armëpushimi është në agjendën e bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë.
Pritej që të mërkurën dy palët të takoheshin, megjithatë u bë e ditur se të enjten do të takohen.
19:15 - Shtëpia e Bardhë i dekurajon amerikanët që të shkojnë për të luftuar në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë po i dekurajon amerikanët të udhëtojnë në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit nga pushtimi rus, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi të huajve të vinin në luftë.
19:05 - TV ruse bëjnë video-montazh me Zelenskyn duke shpallur kapitullimin e Ukrainës
Një prej armëve më të forta në luftën Ukrainë – Rusi po del të jetë propaganda.
Kësisoj, Forcat e Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook, kanë treguar për një video-montazh të televizioneve ruse, ku shihet teksa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, shpall kapitullimin e vendit të tij. Lajmi i plotë KËTU
19:04 - Ukraina thotë se janë vrarë mbi 7,000 rusë
18:52 - Kryetari i Kharkivit: Qyteti s’do të bjerë në duart e pushtuesit Putin
Kryetari i qytetit lindor ukrainas të rrethuar, Kharkiv, Igor Terekhov, ka thënë se bombardimet ruse po i shkaktojnë viktima të rënda popullatës civile, por ai po zotohet se qyteti nuk do të bjerë në duart e forcave pushtuese të Vladimir Putinit.
Terekhov i ka thënë BBC-së se luftime intensive po zhvillohen në të gjitha anët e qytetit, duke shtuar se situata është shumë e rrezikshme.
Siç thotë ai, trupat ruse po granatojnë dhe gjuajnë raketa lundrimi në zonat e banuara teksa shton se ka marrë raporte se forcat e Moskës kanë shpërthyer një të ashtuquajtur “bombë vakum” në qytet.
"Ata hodhën kundër Kharkivit të gjitha forcat e imagjinueshme dhe një numër kolosal tankesh po i afrohen vendit", ka thënë ai.
Terekhov ka shtuar se sulmi rus "nuk ndalet kurrë" dhe thotë se trupat ukrainase janë të angazhuara në beteja me ato që ai i quan "grupe diversante" dhe po i bën thirrje botës së jashtme "të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndaluar agresorin".
Ai më tej ka thënë se qytetarët e Kharkivit mbeten të rrezikuar, duke shtuar se nuk ka pasur raportime për viktima në strehimoret e bombave të qytetit.
"Edhe sot Kharkiv është i bashkuar si kurrë më parë. Gjendja në qytet është serioze dhe të gjithë janë të përqendruar, por qyteti është i bashkuar dhe do të qëndrojë i palëkundur”, ka thënë ai.
18:50 - Asambleja e Përgjithshme e KB-së votoi pro dënimit të pushtimit rus në Ukrainë
18:42 - OBSH: Ukrainës po i harxhohet oksigjeni për trajtimin e COVID-19
18:25 - Zyrtarët rusë pritet të arrijnë të enjten në Bjellorusi për bisedime
Zyrtarët ukrainas pritet të mbërrijnë të enjten për rundin tjetër të bisedimeve të paqes, ka thënë kreu i delegacionit rus për agjencinë e lajmeve TASS.
Ushtria ruse po siguron një korridor sigurie për delegacionin ukrainas, kanë thënë ata.
Të dyja palët do të diskutojnë një armëpushim kur të vazhdojnë me negociatat, ka raportuar agjencia e lajmeve Interfax.
18:12- “Delegacioni ukrainas ende s’ka mbërritur në takim me rusët”
Delegacioni ukrainas ende nuk ka mbërritur në vendtakim, me ç'rast, takimi i dytë me rusët, nuk pritet të mbahet të mërkurën, ka deklaruar analisti politik bjellorus Yury Voskresensky, i përfshirë në procesin e bisedimeve. Ai deklaroi se që nga e marta, nuk kanë kontaktuar me palën ukrainase, raportojnë mediat ndërkombëtare.
"Ekspertët dhe negociatorët nuk janë të gatshëm t'i planifikojnë fillimet e bisedimeve”, tha Voskresensky.
Raundi i parë i bisedimeve mes palës ukrainase dhe asaj ruse u zhvillua më 28 shkurt, në kufi mes Bjellorusisë dhe Ukrainës.
18:06 - Moska thotë se janë vrarë vetëm 500 rusë, Ukraina njeh afër 6,000
18:02 - Ministri i Jashtëm ukrainas i kërkon SHBA-së dërgesa shtesë të armëve
17:06 - Përparimet ruse në pushtimin e qyteteve të Ukrainës ngecin
Ukrainasit kanë njoftuar të mërkurën se po luftonin në portin e Khersonit, qyteti i parë që Rusia pretendoi se kishte pushtuar, pasi sulmet ajrore dhe bombardimet shkaktuan dëme të mëdha në qytetet që forcat e bllokuara të Moskës kanë dështuar t’i kapnin.
Pas gati një jave, Rusia ende nuk e ka arritur qëllimin e saj për të përmbysur qeverinë e Ukrainës, por sipas shërbimit ukrainas të urgjencës, ka vrarë më shumë se 2,000 civilë dhe ka shkatërruar spitale, kopshte dhe shtëpi.
Pushtimi ka bërë që më shumë se 870,000 njerëz të ikin nëpër kufijtë e Ukrainës dhe sanksionet hakmarrëse kanë tronditur ekonominë botërore, me rritjen e çmimeve të naftës duke përkeqësuar frikën e inflacionit, raporton Reuters.
Bombardimi i Kharkivit, një qytet lindor me 1.5 milionë banorë, e ka lënë qendrën e tij një djerrinë ndërtesash të shkatërruara dhe mbeturinash.
Pas një sulmi ajror të mërkurën në mëngjes, çatia e një ndërtese policie në qendër të Kharkivit u shemb pasi u përfshi nga flakët. Autoritetet thanë se 21 persona u vranë nga bombardimet dhe sulmet ajrore në qytet në 24-orët e fundit dhe katër të tjerë të mërkurën në mëngjes.
Moska mohon të ketë shënjestruar civilët dhe thotë se synon të çarmatosë Ukrainën, një vend me 44 milionë banorë.
Moska tha të mërkurën se kishte pushtuar Kherson, një qytet provincial jugor me rreth 250,000 banorë, i vendosur në mënyrë strategjike aty ku lumi Dnipro derdhet në Detin e Zi.
Këshilltari i Zelenskiyt, Oleksiy Arestovych, mohoi se Kherson ishte plotësisht nën kontrollin rus, duke thënë se pala e tyre vazhdon të mbrohet.
17:00 - 21 fëmijë të vdekur e 55 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë
16:55 - Rusia mori vendimin për pushtimin e Ukrainës më 18 janar [dokumente]
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës po vazhdon të godasë ushtrinë pushtuese, atë të Rusisë.
Në një postim në Facebook, të mërkurën, ka treguar për një aksion që ka rezultuar me disa të vrarë rusë, por edhe me mjete ushtarake të sekuestruara.
E në ato automjete ka gjetur edhe dokumente sekrete.
Për të lexuar komplet tekstin, kliko KËTU
16:48 - Ukraina kërkon nga Kombet e Bashkuara shqyrtimin e pozicionit të Rusisë në KS
16:41 - Tanku rus mbetet në lloç, tërhiqet nga dy traktorë
Një tank rus i mbetur në mes të fushës së luftimit, u bart më vonë nga dy traktorë, sipas pamjeve të publikuara nga mediat ukrainase.
Tanku siç duket është jashtë funksionit, e për këtë, u deshën dy traktorë të mëdhenj. Pamjet kanë qarkulluar në mediat online, derisa të mërkurën Ukraina ka hyrë në ditën e shtatë të luftimeve.
Forcat e Armatosura të Ukrainës në Facebook kanë njoftuar se mbi 5840 ushtarë rusë kanë vdekur në luftimet në Ukrainë.
Tanku rus mbetet në lloç, tërhiqet nga dy traktorëTanku rus mbetet në lloç, tërhiqet nga dy traktorë DETAJE: https://bit.ly/35hLOOJ
Posted by Koha.net on Wednesday, March 2, 2022
15:36 - Harris insiston: Trupat amerikane nuk do të luftojnë në Ukrainë
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka ripërsëritur se trupat amerikane nuk do të dërgohen për të luftuar në Ukrainë. Por, ajo ka shtuar se do të vazhdojë ndihma e SHBA-së ndaj Ukrainës.
Harris ka paralajmëruar se trupat amerikane do të jenë në gatishmëri për të mbrojtur çdo centimetër tokë të aleatëve të NATO-s.
15:33 - Johnson: Do të vazhdojmë t’ia shtrëngojmë lakun Rusisë
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë të mërkurën se veprimet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, kualifikohen si krime lufte.
“Ajo që ne kemi parë tashmë nga regjimi i Vladimir Putin në përdorimin e municioneve që ata tashmë kanë hedhur mbi civilët e pafajshëm ... sipas mendimit tim, kjo gjë tashmë kualifikohet plotësisht si një krim lufte," tha ai në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.
Edhe
Gjykata Ndërkombëtare Penale nis hetimet për pushtimin rus të Ukrainës
15:09 - Frikë për shumë viktima nga bombardimet në Mariupol
Zyrtarët në qytetin juglindor të Mariupolit, afër kufirit me Rusinë, i druhen se një numër i madh qytetarët ka vdekur si pasojë e sulmeve të pandërprera në qytet.
Zëvendëskryetar, Sergiy Orlov, ka thënë se një distrikt me rreth 130 mijë banorë “është shkatërruar gati tërësisht”.
“Nuk mund të numërojmë numrin e viktimave atje, por besojmë se të paktën qindra kanë vdekur. Nuk mund të shkojmë të marrim trupat”, ka thënë ai në telefon për BBC-në. “Ushtria ruse po punon me të gjitha armët e veta kë tu – artilerinë, sisteme të shumta raketore, aeroplanë e raketa. Po përpiqen ta shkatërrojnë qytetin”.
Ai ka thënë se forcat ruse kanë rrethuar vendin nga të gjitha anët.
14:30 - Rusia thotë se e kontrollon zonën rreth centralit më të madh bërthamor të Ukrainës
Rusia i ka thënë mbikëqyrësit global bërthamor se është në kontroll të zonës rreth termocentralit më të madh bërthamor të Ukrainës pran qytetit të Zaporizhzhia, në lumin Dnieper në Ukrainën jugore.
Sipas Rusisë, stafi në termocentralin po vazhdon funksionimin e tij normal, thotë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA). Operatori bërthamor i Ukrainës thotë se është në kontakt me të gjitha termocentralet e tij dhe operacionet po vazhdojnë në të gjitha ato.
Fabrika e Zaporizhzhia ka gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, tha IAEA.
Raportohet se banorët kanë bllokuar rrugët pranë qytetit Energodar, ku ndodhet uzina e Zaporizhzhia.
Më vete, autoritetet bërthamore të Ukrainës i kanë kërkuar IAEA-s ndihmë për koordinimin e aktiviteteve të sigurisë në vendin e centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainën veriore, i cili është kapur nga trupat ruse.
14:02 - Mbi dy mijë civilë ukrainas të vrarë
Më shumë se 2000 civilë ukrainas janë vrarë që kur ka nisur pushtimi nga Rusia, sipas shërbimit emergjent të Ukrainës.
Në një njoftim për media, institucioni ka raportuar për qindra ndërtesa të shembura përfshirë spitale, çerdhe, fabrika e shtëpi.
“Gratë, fëmijët dhe forcat e mbrojtura po humbin jetën çdo orë”, ka alarmuar ky institucion.
13:58 - Sot mbahet raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë - Rusi
Raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve nga Ukraina dhe Rusia do të zhvillohet sot, ku delegacionet pritet të përbëhen nga të njëjtët përfaqësues të pranishëm në raundin e parë të bisedimeve të hënën.
13:41 - Rusia dëshiron ta zëvendësojë Zelenskyn me ish-presidentin e arratisur
Rusia dëshiron të shpallë ish-presidentin ukrainas Viktor Yanukovych - të rrëzuar gjatë protestave antiqeveritare më 2013-14 - si udhëheqësin e ri të Ukrainës, ka raportuar uebfaqja e lajmeve dhe analizave Ukrayinska Pravda, duke cituar inteligjencën ukrainase.
13:40 - Raketat ruse goditën edhe ndërtesën e Komunës në Kharkiv
Një raketë ruse ka goditur edhe ndërtesën e Komunës së Kharkivit, ka njoftuar zëvendësguvernatori i qytetit, Roman Semenukha, që gjendet në lindje të Ukrainës, raportom BBC.
Qyteti është 48 kilometra larg kufirit me Rusinë dhe ka qenë shënjestër e sulmeve të rënda ruse gjatë dy ditëve të fundit.
Ka pasur raportime edhe për luftime nëpër rrugë.

13:22 - Zelensky: Rusia dëshiron ta fshijë historinë tonë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një fjalim të tij sot ku ka dënuar sulmet e djeshme ruse me raketa në memorialin e Holokaustit në kryeqendrën Kiev.
Memoriali Babyn Yar përkujton masakrën e më tepër se 33 mijë hebrenjve nga trupat naziste në Kiev gjatë Luftës së Dytë Botërore.
12:19 - “Do të na bombardojnë deri në hi”, njerëzit në Kharkiv bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare
Njerëzit në Kharkiv kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të ndalur bombardimet ajrore ruse të qytetit verilindor.
11:53 - Rusia po pret që pasdite të mbahet raundi i tjetër i bisedimeve me Ukrainën
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se një delegacion rus do të jetë “te vendi” të mërkurën për raundin e ri të bisedimeve me Ukrainën, por nuk ka dhënë detaje shtesë për lokacionin apo format e diskutimit, raporton CNN.
11:39 - Punonjësit e centralit bërthamor bllokojnë rrugën për të mos kaluar forcat ruse
Qindra punonjës dhe banor lokal kanë bllokuar rrugën që çon te një central bërthamor në qytetin juglindor të Ukrainës, Enerhodar, ndërsa forcat ruse po avancojnë në atë zonë, raporton CNN.
Videot e postuara në faqen në Facebook të autoritetit lokal shfaq një numër të madh të qytetarëve duke mbajtur flamuj ukrainas dhe duke bllokuar rrugën të mërkurën në mëngjes.

Kamionët e bërllokut po përdoren për të bllokuar rrugët.
Dmytro Orlov, kryebashkiak i Enerhodarit, në Facebook ka shkruar: “Askush nuk do ta dorëzojë qytetin. Njerëzit janë të përkushtuar për këtë”.
11:10 - Granatime në Mariupol, dhjetëra të lënduar
Luftime të ashpra po zhvillohen rreth qytetit ukrainas Mariupol, ndërsa forcat ruse dhe separatistët pro-rusë kanë rrethuar qytetin nga tri anët, raporton CNN.
Mariupol gjendet në jug të Ukrainës. Banorët e Mariupolit gjatë natës janë përballur me granatime të rënda.
Kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boychenko, ka thënë të mërkurën se numri i civilëve të lënduar po rritet çdo ditë.
“Sot ka 128 persona që gjenden në spitale. Mjekët tanë nuk po shkojnë më as në shtëpi. Po luftojnë për jetët e banorëve të Mariupolit”, ka thënë Boychenko.
Forcat ruse po shpresojnë të marrin nën kontroll Mariupolin duke siguruar një korridor tokësor që do të lidhte gadishullin e Krimesë me pjesën jugore të Rusisë.
Rusia ilegalisht aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.
10:35 - Austria do ta thyejë neutralitetin pas 60 vjetëve, për t’i bërë thirrje Rusisë ta ndalë luftën
Në një mesazh të përbashkët publik që do të transmetohet këtë pasdite, presidenti dhe kancelari i Austrisë – një nga vendet evropiane më simpatike ndaj Rusisë – do të thyejnë 60 vjet neutralitet zyrtar për t'i thënë Vladimir Putinit se "mjaft është mjaft".
10:30 - Rusia thotë se sulmoi infrastrukturën e komunikimit në Ukrainë
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka konfirmuar se ka bërë sulme me raketa në infrastrukturën e komunikimit në Ukrainë.
Zëdhënësi i Ushtrisë së Rusisë, Igor Konashenkov, ka thënë të mërkurën se infrastruktura e Agjencisë së Inteligjencës së Ukrainës ka qenë ndër shënjestrat që janë goditur, raporton agjencia ruse TASS.
Të martën, zona që rrethon një kullë televizive në kryeqendrën e Ukrainës, Kiev, është bombarduar.
10:10 - Vazhdon rritja e çmimeve të naftës
Lufta në Ukrainë po vazhdon të rrisë edhe çmimet botërore të naftë, përkundër masave të reja të vendosura për të mbajtur nën kontroll tregun, raporton BBC.
10:02 - Ukraina e mohon se Khersoni është pushtuar
Ministri i Brendshëm i Ukrainës e ka mohuar se Khersoni është pushtuar nga Rusia.
“Duke u bazuar në informacionet që kemi nga brigada jonë, beteja është duke vazhduar”, ka thënë një zëdhënës i ministrisë. “Qyteti nuk ka kapitulluar krejtësisht dhe disa pjesë janë nën kontrolle”.
Shteti i Rusisë ka bërë të ditur se forcat ruse e kanë nën kontroll tërë qytetin.
09:47 - Qyteti i tretë më i madh i Ukrainës po bëhet gati derisa forcat ruse po afrohen
09:39 - Përse pushtimi i Khersonit ka rëndësi të madhe për Rusinë
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë të mërkurën në mëngjes se ka arritur ta marrë nën kontroll qytetin jugor të Ukrainës, Kherson. Nëse kjo konfirmohet, kapja e qytetit me 300 mijë banorë mund të konsiderohet fitore e madhe për ushtrinë ruse.
Ky do të ishte qyteti më i madh që Rusia ka marrë deri tash dhe strategjikisht do të ishte bazë vitale për ushtrinë në tentimin për të zgjeruar pushtimin në drejtim të qytetit të Odesës. Khersoni në vete është port i rëndësishëm në Detin e Zi dhe qendër industriale.
Kontrolli i Khersonit nënkupton edhe kontroll i burimit të madh ujor. Ukraina e mbyti kanalin e Krimesë së Veriut pasi Rusia aneksoi gadishullin, kështu që shumica e furnizimit me ujë në Krime u ndërpre, duke shkaktuar mungesë uji në atë rajon.
Një nga caqet e para të pushtimit rus ishte zhbllokimi i këtij burimi dhe rikthimi i furnizimit me ujë në Krime.
Ajo që dihet është se veturat ruse kanë hyrë në qendrën e Khersonit gjatë natës. Kryetari i qytetit, Igor Kolyikhayev, ka thënë në mëngjes se qytetit i duhet një mrekulli.
9:34 - Kuleba: Putini u ka shpallur luftë edhe fëmijëve
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u ka shpallur luftë edhe fëmijëve.
8:57 - Rusia merr kontrollin e Khersonit
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se trupat e tyre e kanë marrë qytetin e Khersonit në Ukrainë.
Nëse qyteti ka rënë, do ta bënte atë më të madhin në Ukrainë që është kapur nga forcat ruse deri tash.
Gjatë natës u raportua se trupat ruse ishin parë në rrugët e qytetit dhe kryetari i bashkisë tha se stacioni i trenit dhe porti i Khersonit ishin kapur./BBC
08:54 - Përditësimi i fundit i inteligjencës britanike: Rezistencë e fortë e ukrainasve
Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar sot raportin e saj të fundit të inteligjencës për situatën në Ukrainë.
08:42 - KB: 136 civilë të vrarë në Ukrainë, përfshirë 13 fëmijë
08:38 - Të paktën 21 të vdekur nga bombardimet në Kharkiv
08:36 - Afro 6000 ushtarë rusë të vdekur në luftimet në Ukrainë
Forcat e Armatosura të Ukrainës në Facebook kanë njoftuar se mbi 5840 ushtarë rusë kanë vdekur në luftimet në Ukrainë.
Rusia filloi pushtimin e Ukrainës të enjten e kaluar.
Sipas të dhënave të Forcave të Ukrainës gjatë kësaj periudhe janë shkatërruar edhe 211 tanke ruse, 862 mjete të blinduara, 30 aeroplanë luftarakë e 31 helikopterë, ndër të tjera.
08:31 - Usyk: Është obligim i imi që të luftojë
Vetëm pak muaj më parë, kampioni i botës në peshën e rëndë në boks Oleksandr Usyk po përballej me kundërshtarët në ringun e boksit. Tash, ai është kthyer në vendlindje Ukrainë, duke marrë armën për të mbrojtur vendin e tij.
I pyetur të martën pse është kthyer, ai u përgjigj: “Si po mendon, pse? Është obligim i imi të luftoj, të mbroj shtëpinë ime, të mbroj familjen time. Duhet ta bëj këtë”.
08:11 - Ndërtesa e Policisë në Kharkiv goditet nga një raketë ruse
Ndërtesa e Policisë në qytetin ukrainas Kharkiv është goditur sot nga një raketë ruse, raporton agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN.
Në një video të postuar në Facebook nga Forcat e Armatosura të Ukrainës shihet ndërtesa e përfshirë nga zjarri.
Anton Geraschenko, këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, thotë se ndërtesa që i takon Universitetit Karazin po ashtu është goditur nga një raketë.
Disa qytete të Ukrainës janë ende nën bombardime të mëdha.
Ukraina po përjeton ditën e shtatë të pushtimit nga Rusia. Në orët e para të së mërkurës, Kievi dhe qytetet tjera janë duke u përballë me ofensivë tjetër të Ushtrisë ruse që ngadalë po i afrohet kryeqendrës.
Katër qytetarë janë vrarë në qytetin e Zhytomyrit afër Kievit, pas goditjes me predhë që për cak kishte një bazë ushtarake afër.
Rreth orës 03, sipas kohës në Ukrainë, paratrupat ruse hynë në Kharkiv, pas shumë luftimesh.
Luftime të ashpra janë raportuar edhe në Kherson, qytet te Deti i Zi. Trupat ruse kanë thënë se e kanë marrë kontrollin.
Mijëra ukrainas tashmë po e lëshojnë edhe Kievin, pas zgjerimit të pushtimit nga Rusia.
Kryeqendra është vendi ku rusët po përballen me më së shumti telashe për ta pushtuar.
Edhe
Zelensky e akuzon Rusinë për krime lufte
Gjithçka që ndodhi në Ukrainë në ditën e gjashtë të pushtimit rus: