Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina thotë se janë vrarë mbi 7,000 rusë

Më shumë se 7,000 trupa ruse janë vrarë që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, sipas një këshilltari të presidentit ukrainas.

Oleksiy Arestovich, këshilltar ushtarak i presidentit Volodymyr Zelensky, ka thënë se qindra rusë janë marrë si të burgosur, përfshirë zyrtarë të lartë.

Ai ka thënë se një komandant ushtarak i Rusisë është dërguar në Bjellorusi pasi është plagosur rëndë.

Më herët, Moska pohoi zyrtarisht se ka afër 500 trupa të vrarë në Ukrainë, teksa Ukraina pretendon ndryshe prej ditësh.