Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se forcat ruse kanë arritur pak përparim në 24 deri në 36 orët e fundit.
Në veçanti, një kolonë trupash prej 60 km apo 40 milje, që po drejtohej në jug drejt kryeqytetit Kiev, është ngadalësuar nga luftëtarët ukrainas dhe "mbetet i bllokuar", tha të mërkurën zëdhënësi, John Kirby.
"Ne besojmë se rusët po rigrupohen dhe po rivlerësojnë përparimin që nuk kanë bërë", tha Kirby para gazetarëve, raporton BBC.
Kirby vuri në dukje se trupat pushtuese në përgjithësi po përballen me më pak rezistencë në jug të vendit sesa në veri.
Por, ai tha se Pentagoni nuk mund të konfirmojë se qyteti jugor Kherson është pushtuar, siç kanë pretenduar rusët.
Me gjithë vrullin e tyre të ngadalësuar, paralajmëroi ai, Rusia mban në dispozicion fuqi shtesë që ende nuk është përdorur.
-
Ngec kolona e forcave ruse drejt Kievit
-
Sipas SHBA-së, Rusia ka ngecur në planin për ta marrë kontrollin e Donbasit
-
Sulmet e drejtpërdrejta dhe një urë e shkatërruar kanë ngadalësuar përparimin rus në Kiev
-
Ukrainasit festojnë çlirimin e Khersonit
-
Ukraina bëhet gati për t’u rikthyer në Kherson pas largimit të rusëve