Botë

38 shtete i referojnë krimet ruse në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Mbretëria e Bashkuar dhe 37 vende të tjera i kanë referuar mizoritë në Ukrainë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC).

Kjo shënon referimin më të madh në historinë e ICC-së dhe do të përshpejtojë hetimin e gjykatës për krimet e luftës ruse, brenda Ukrainës.

Më herët gjatë të mërkurës, kryeministri britanik Boris Johnson akuzoi Vladimir Putinin për kryerjen e "krimeve të luftës".

Ndërkohë, prokurori i ICC-së tashmë është duke e hetuar këtë.