Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhërarrest për Putinin

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) të premten ka lëshuar urdhërarrest për presidentin rus Vladimir Putin, shkruan BBC.

GJNP-ja pretendon se ai është përgjegjës për krimet e luftës, duke përfshirë dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi.

Sipas Gjykatës, krimet janë kryer në Ukrainë nga 24 shkurt 2022 - kur Rusia filloi pushtimin në shkallë të plotë.

Moska ka mohuar akuzat për krime lufte gjatë pushtimit.

GJNP-ja e ka akuzuar Putinin për përfshirje në dëbimin e fëmijëve dhe thotë se ka arsye për të besuar se ai i ka kryer aktet drejtpërdrejt, si dhe duke punuar me të tjerët.

Gjykata ka thënë gjithashtu se udhëheqësi rus nuk arriti të ushtrojë të drejtat e tij për të ndaluar të tjerët që deportuan fëmijët.

Edhe Borrelli reagon për urdhërarrestin e lëshuar ndaj Putinit Botë 3 v. më parë Borrelli reagon për urdhërarrestin e lëshuar ndaj Putinit

Komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseyevna Lvova-Belova, kërkohet gjithashtu nga GJNP-ja.

Pavarësisht urdhrit ndaj Putinit dhe Lvova-Belova, GJPN-ja nuk ka kompetenca për të arrestuar të dyshuarit dhe mund të ushtrojë juridiksion vetëm brenda vendeve që janë nënshkruar në marrëveshjen që krijoi gjykatën.

Rusia nuk është nënshkruese e asaj marrëveshjeje – kështu që nuk ka gjasa që as të ekstradohet.