Një gjykatë në Itali ka dënuar mbi 70 anëtarë të grupit të fuqishëm mafiozë, ‘Ndrangheta, në fazën e parë të gjykimit më të madh në Itali ndaj mafias në dekadat e fundit, raporton BBC.
Të akuzuarit po përballen me akuza përfshirë vrasje dhe zhvatje.
Gjatë dy vjetëve të ardhshëm, 355 mafiozë të pretenduar dhe zyrtarë të korruptuar do të përballen me gjyq për përfshirje në ‘Ndrangheta.
Qindra avokatë dhe mbi 1000 dëshmitarë janë përfshirë.
Seanca gjyqësore e të shtunës është mbajtur me dyer të mbyllura, në një dhomë gjyqi të konvertuar veçanërisht për këtë rast në qytetin kalabrez Lamezia Terme.
Të akuzuarit janë përcaktuar për një seancë gjyqësore më të shpejt që u ka lejuar atyre të reduktojnë dënimet e tyre për një të tretën nëse shpallen fajtorë.
Gjykatësitë kanë ndarë ndaj gjashtë personave dënim maksimal prej 20 vjetëve burgim, të cilin e kanë kërkuar prokurorët. 21 tjerë janë shpallur të pafajshëm.
Edhe
Itali, 200 dënime me 2200 vjet burgim total në seancën për lidhjet me mafinë
‘Ndrangheta është një rrjet i madh kriminal ku përfshihen mbi 150 familje. Seanca është duke shënjestuar vetëm ata të familjes Mancuso.
Bosi i pretenduar Luigi Mancuso 67-vjeçar, që njihet me nofkën “Xhaxhai” dhe ish-senatori Giancarlo Pittelli (68), pritet të përballen me seanca gjyqësore më të gjata.
Rastin po e udhëheq Nicola Gratteri, një nga prokurorët më të respektuar anti-mafia në Itali.