Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Italia vazhdon ta godasë mafinë e fuqishme, ia prangos edhe 61 anëtarë

Policia italiane ka arrestuar edhe 61 anëtarë të dyshuar të mafisë më të fuqishme në Itali, ‘Ndrangheta, në një seri bastisjesh në shtatë rajone.

Ata dyshohen për krime si mashtrim, trafikim i drogës, infiltrim në qeveri dhe zhvatje e fermerëve.

Mbi 500 policë u angazhuan në operacionin që kishte cak 167 persona, përfshirë dhjetëra që tashmë janë në burg.

Kjo ishte pjesë e një operacioni më të gjerë për ta shkatërruar grupin mafioz, raportoi BBC.

Javën e kaluar, mbi 100 persona u arrestuan nëpër Evropë, në atë që policia e quajti operacionin më të madh ndonjëherë kundër ‘Ndranghetas.