Udhëheqësit botërorë do të takohen në Bruksel të enjten në Samitin e energjisë bërthamore, për të theksuar rolin e energjisë bërthamore në adresimin e ndryshimeve klimatike dhe rritjen e sigurisë së energjisë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, shkruan AP.
Më shumë se 20 vende veçse kanë aprovuar pjesëmarrjen, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën dhe nikoqirin e takimit, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndërsa Gjermania nuk do të marrë pjesë në takim pasi pothuajse një vit më parë ajo mbylli tre reaktorët e saj të fundit bërthamorë, duke i dhënë fund një procesi që mori mbështetje të gjerë politike pas katastrofës së reaktorit bërthamor të Fukushimës në Japoni në vitin 2011.
Energjia bërthamore kundërshtohet ashpër nga shumë ambientalistë për shkak të mbetjeve të saj.
-
Mbi 30 liderë nga e gjithë bota mblidhen në Samitin e energjisë bërthamore në Bruksel
-
SHBA-ja dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit evropian
-
Evropa do të zhvillojë bisedime bërthamore me Iranin të premten në Gjenevë
-
Nxit protestë Samiti i energjisë bërthamore
-
Urtësia e Gjermanisë në braktisjen e energjisë bërthamore