Një aktivist për klimën ka mbajtur një protestë mbi ndërtesën ku liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera janë mbledhur për Samitin e energjisë bërthamore.
Aktivisti i “Greenpeace” u lëshua me litar nga ndërtesa Expo e Brukselit teksa mbante një pankartë me mbishkrimin “Përrallë Bërthamore”.
Udhëheqësit botërorë janë takuar për një samit njëditor në Bruksel me synimin për të theksuar rolin e energjisë bërthamore, reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile, rritjen e sigurisë energjetike dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 30 liderë nga e gjithë bota mblidhen në Samitin e energjisë bërthamore në Bruksel
-
Fermerët protestojnë në Bruksel pak ditë para zgjedhjeve të BE-së
-
Gjermania s’do të marrë pjesë në Samitin e energjisë bërthamore në Bruksel
-
BE-ja kërkon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe ndalimin e sulmeve ndaj objekteve të energjisë dhe ujit
-
Protestohet kundër kërkesës për shtrenjtim të rrymës