Policia në Berlin ka ndaluar shfaqjen e flamujve rus dhe ukrainas në vendet përkujtimore të Luftës së Dytë Botërore gjatë ngjarjeve për të shënuar përvjetorin e përfundimit të luftës në kryeqytetin gjerman, shkruan BBC.
Sipas Policisë, flamujt e republikave të vetëshpallura popullore Donetsk dhe Luhansk dhe simbolet e luftës ruse V dhe Z do të konsiderohen gjithashtu të jashtëligjshme gjatë ceremonive të dielën dhe të hënën.
Ambasadori ukrainas në Gjermani, Andriy Melnyk, shprehu indinjatën për ndalimin, për të cilin ai tha se ishte i njëjti trajtim për viktimën dhe agresorin në pushtimin rus të Ukrainës.
"Jemi të tronditur që policia e Berlinit ndaloi flamujt e lidhur me Ukrainën më 8 dhe 9 maj. Kjo është një shuplakë në fytyrën e Ukrainës dhe popullit ukrainas", tha ai.
Rusët festojnë fitoren ndaj Gjermanisë naziste më 9 maj, ndërsa në Evropën Perëndimore përfundimi i luftës përkujtohet më 8 maj.
-
Flamujt rusë e ukrainas të ndaluar në Berlin gjatë festimit të “Ditës së Fitores”
-
UEFA nuk dëshiron flamuj të Rusisë në ndeshjen e Ukrainës
-
Në nder të Ditës së Pavarësisë, flamujt e Ukrainës vendosen pranë Qeverisë
-
Ukraina anulon festimet në Ditën e Pavarësisë mes frikës nga sulmet ruse
-
Parlamenti ukrainas ndalon simbolet e luftës së Rusisë