Parlamenti ukrainas ka miratuar një projektligj që ndalon simbolet e pushtimit rus, duke përfshirë ato që përmbajnë shkronjat Z dhe V, tha deputeti Yaroslav Zheleznyak në Telegram.
Zheleznyak vuri në dukje se dokumenti përfshinte propozimet e presidentit Zelensky, të cilat ai i paraqiti kur vuri veton ndaj projektligjit të mëparshëm të miratuar më 14 prill.
Versioni i ri i ligjit zgjeron gamën e rasteve kur lejohet ekspozimi i simboleve, përkatësisht në muze, biblioteka, vepra shkencore, tekste shkollore e kështu me radhë, sipas BBC.
Projektligji i ri, megjithatë, ndalon krijimin e OJQ-ve që përdorin simbolet ruse të luftës dhe aktivitetet e të cilave kanë për qellim përhapjen e propagandës së luftës dhe minimin e sovranitetit dhe integritetit territorit të Ukrainës.
Shkronjat “Z” dhe “V” të cilat nuk ekzistojnë në alfabetin rus, janë përdorur gjerësisht për të simbolizuar mbështetjen për pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Ato përdoren për të shënuar automjetet ushtarake ruse në fushën e betejës.
-
Parlamenti i Ukrainës miraton zgjatjen e ligjit ushtarak
-
Zelensky kërkon sërish leje për përdorimin e armëve me rreze të gjata për sulme brenda Rusisë
-
Zelensky: Flamuri i Ukrainës do të valëvitet sërish në të gjitha pjesët e okupuara
-
Ukraina ndalon muzikën dhe librat rusë
-
Ukraina vendos kufizime për librat dhe muzikën ruse