Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Flamuri i Ukrainës do të valëvitet sërish në të gjitha pjesët e okupuara

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zotuar se flamuri ukrainas do të valëvitet në të gjitha pjesët e okupuara aktualisht të Ukrainës.

Mesazhi i tij vjen një ditë para shënimit të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.

“Sot do të doja të flisja jo vetëm për të kaluarën e flamurit tonë, por edhe për të ardhmen e tij”, tha Zelensky të martën në një fjalim për të shënuar Ditën e Flamurit Kombëtar të Ukrainës.

“Flamuri verdhë e blu do të valëvitet sërish në shtëpinë e tij, ku supozohet të jetë me të drejtë, në të gjitha qytetet dhe fshatrat e okupuara përkohësisht të Ukrainës”, ka thënë ai, shkruan CNN-i të martën.

Kjo deklaratë ka ardhur përpara ditës së pavarësisë së vendit, që shënohet të mërkurën, e cila do të shënojë 31 vjet qëkur Ukraina shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.

Edhe Zelensky zotohet të vazhdojë të luftojë, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës Botë Zelensky zotohet të vazhdojë të luftojë, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Ngjarjet për të shënuar këtë ditë janë ndaluar në Kiev, pasi zyrtarët ka paralajmërime se Rusia mund të kryejë sulme me raketa kundër kryeqytetit ukrainas. Në qytetin e Kharkivit, autoritetet kanë shpallur shtetrrethim nga ora 19:00, në prag të Ditës së Pavarësisë deri në orën 7 të mëngjesit të së nesërmes.

E mërkura shënon gjithashtu gjashtë muaj nga fillimi i pushimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.