Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi të dielën pas takimit me Shtabin e Përgjithshëm se flamujt ukrainas po kthehen “aty ku duhet të jenë”, duke shtuar se është në kontakt të vazhdueshëm me ushtarët në frontet e luftës.
Ai shtoi se në luftë nuk ka ditë pushimi, e sipas tij, pushtuesit “nuk kanë vend në vendin tonë”, raportoi BBC-ja.
Gjatë së dielës u raportua se disa fshatra me rëndësi strategjike në rajonin e Khersonit u çliruan nga trupat ukrainase.
Kreu i Zyrës së presidentit Zelensky, Andriy Yermak, publikoi fotografi të flamurit ukrainas që po vendosej në një prej vendbanimeve në Kherson.
