Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Khersonin e çliruar të hënën, ku është takuar me ushtarët që po mbrojnë rajonin dhe me qytetarët.
Khersoni u çlirua plotësisht të premten, pasi trupat ruse u larguan, me arsyetimin se nuk mund t'i mbronin pozicionet e tyre në këtë rajon.
Forcat ushtarake të Ukrainës u futën në qytet, duke mundësuar lëvizje të lirë të qytetarëve dhe ecuri normale të jetesës.
Khersoni ishte pushtuar në mars, në një nga sukseset kryetare të Rusisë. Rajoni ishte atëherë një nga katër vendet që u aneksuan ilegalisht, pas referendumeve të vetëquajtura që u mbajtën në shtator.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky shkon në zonën kufitare për herë të parë që pas inkursionit në Kursk
-
Zelensky viziton Kharkivin derisa atje po zhvillohen luftime të ashpra
-
Putini viziton Khersonin, thotë Kremlini
-
Khersoni pas çlirimit - puthje për ushtarët e nxitim për mbushjen e telefonave
-
Zelensky në Kherson: Na pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë