Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky në Kherson: Na pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë

Volodymyr Zelensky ne Kherson

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se qëndron një “rrugë e gjatë dhe e vështirë” para, ndonëse Khersoni është çliruar nga pushtimi rus, raporton BBC.

Por Zelensky ka thënë se Ukraina është duke ecur para. Ai ka vizituar të hënën Khersonin, ndërsa iu është adresuar ushtarëve.

Humbja e Khersonit është goditje e madhe për Rusinë, ndonëse Moska insiston se mbetet territor rus.

Khersoni kishte qenë kryeqyteti i vetëm rajonal ukrainas i okupuar që nga pushtimi rus më 24 shkurt.

Billbordet pro-ruse nëpër qytet, janë dëshmi se burrat e presidentit rus Vladimir Putin nuk janë larguar plotësisht.

Khersoni ishte pushtuar në mars, pak javë pasi nisi pushtimi rus.

Rajoni ishte një prej katër që ilegalisht u aneksua në referendume të organizuara në shtator.

Në ceremoni në Moskë, presidenti rus Putin tha se aneksimi i Luhanskut, Donetskut, Zaporizhzhias dhe Khersonit nuk janë të “negocueshme”. Rusia ende mban të okupuara qytetet e Donetskut dhe Luhanskut, që janë duke u kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014.

Artikuj të ngjashëm