Presidenti rus Vladimir Putin raportohet se ka vizituar pjesët e pushtuara të rajonit ukrainas, Kherson, sipas Kremlinit.
Thuhet se ai ka marrë pjesë në një takim komandues ushtarak për të dëgjuar raporte nga komandantët ushtarakë.
Putini mendohet se ka vizituar gjithashtu rajonin e Luhanskut. Rusia aneksoi Khersonin dhe Luhanskun vitin e kaluar, shkruan BBC.
Udhëtime të tilla të liderit rus janë të rralla, megjithëse ai bëri një vizitë të papritur në qytetin e Mariupolit në mars.
Nuk dihet se kur u zhvillua udhëtimi në Kherson, por mediat ruse raportuar se Putini u interesua gjithashtu për situatën në rajonin e Zaporizhzhias, të cilin Moska e ka pretenduar gjithashtu si pjesë e Rusisë.
Edhe
Putini viziton Kurskun, për herë të parë që kur Moska pretendoi se e ka rimarrë
Ai citohet të ketë thënë në mbledhjen ushtarake në Kherson se megjithëse nuk donte t’i largonte ata nga detyrat e tyre, “është e rëndësishme për mua të dëgjoj mendimin tuaj se si po zhvillohet situata, t’ju dëgjoj, të shkëmbejmë informacione”.
Trupat ruse u tërhoqën nga qyteti i Khersonit që në fund të vitit të kaluar, duke humbur të vetmin kryeqytet rajonal që kishte arritur ta kapte që kur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022.
-
Putini viziton Kurskun për herë të parë pas pushtimit nga Ukraina
-
Putini viziton territorin ukrainas për herë të parë që nga fillimi i luftës
-
Putini pranon se po përballen me situata "jashtëzakonisht të komplikuara" në territoret e okupuara të Ukrainës
-
Putini përgatit edhe një ofensivë për pushtimin e Kievit