Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini viziton Kurskun, për herë të parë që kur Moska pretendoi se e ka rimarrë

Vladimir Putin

Foto: Associated Press

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vizituar Kurskun për herë të parë që kur Moska pretendoi se e kishte rimarrë plotësisht rajonin pas një inkursioni të befasishëm nga forcat ukrainase vitin e kaluar, raportoi të mërkurën agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Putini është takuar me krerët komunalë në qytetin e Kurchatov dhe ka vizituar termocentralin bërthamor në Kursk, i cili aktualisht është në ndërtim e sipër, ka thënë Kremlini, sipas TASS.

Agjencia e lajmeve nuk ka raportuar se kur është zhvilluar vizita, raporton CNN.

Gushtin e kaluar Ukraina nisi një inkursion tronditës në Kursk, duke pushtuar me shpejtësi territorin në atë që ishte pushtimi i parë tokësor i Rusisë nga një fuqi e huaj që nga Lufta e Dytë Botërore.

Që atëherë, Rusia, me mbështetjen e ushtarëve të Koresë së Veriut, ka luftuar për të dëbuar forcat e Ukrainës nga kufijtë e saj, të cilat Kievi i mbante atje me synimin për ta përdorur atë si një mjet kyç pazaresh në çdo bisedë paqeje.

Edhe Putini viziton Kurskun për herë të parë pas pushtimit nga Ukraina Botë Putini viziton Kurskun për herë të parë pas pushtimit nga Ukraina

Putini ka pretenduar muajin e kaluar se forcat ruse kanë rimarrë Kurskun dhe ka thënë se ushtarët e Koresë së Veriut morën pjesë në luftimet për të rimarrë territorin në rajon.

Ndërkaq, Kievi ka këmbëngulur se trupat e tij po luftojnë ashpër për të ruajtur terrenin e tyre në territor.