Kremlini ka bërë të ditur të hënën se do të ketë një përgjigje ruse ndaj inkursionit të Ukrainës në rajonin perëndimor të Kurskut, dhe se ideja e bisedimeve të armëpushimit me Kievin nuk është më e rëndësishme.
Mijëra ushtarë ukrainas kaluan kufirin rus më 6 gusht në një sulm të befasishëm që presidenti rus Vladimir Putin tha se kishte për qëllim përmirësimin e pozicionit negociues të Kievit përpara bisedimeve të mundshme dhe ngadalësimin e avancimit të forcave ruse përgjatë frontit, raporton Reuters.
"Veprime të tilla armiqësore nuk mund të mbeten pa një përgjigje të përshtatshme”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Patjetër që do të ketë një përgjigje”, ka shtuar ai.
Putini ka thënë se Ukraina do të marrë një "përgjigje të denjë", por ende nuk e ka treguar publikisht se cila është ajo përgjigje.
Edhe
Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë
Peskov hodhi poshtë raportet e mediave se ka pasur një lloj negociatash midis Moskës dhe Kievit.
"Nuk ka pasur negociata. Ka shumë raportime për kontakte të ndryshme në media dhe jo të gjitha janë të sakta. Tema e negociatave për momentin ka humbur paksa rëndësinë e saj”, ka deklaruar ai.
-
S’i kemi arritur të gjitha objektivat e luftës prandaj do të vazhdojmë, thotë Kremlini
-
Putini paralajmëron ta zgjerojë ofensivën në Ukrainë nëse bisedimet e paqes dështojnë
-
Kievit do t’i duhet të negociojë nga një pozicion më i keq, thotë Kremlini
-
Kremlini thotë se dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt