Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se Ukraina po arrin sukses të madh si në fushën ushtarake ashtu edhe diplomatike.
Zelensky ka thënë se forcat ukrainase po lëvizin “shumë shpejt” në jug dhe dhjetëra fshatra janë rikthyer në katër rajonet që Rusia synon t’i aneksojë, raporton agjencia AP.
Në Kherson, ai ka thënë, se tetë fshatra janë rikthyer nga forcat ukrainase, ndërsa ka shtuar se ushtarët ukrainas po vazhdojnë të lëvizin me ritëm të shpejt.
“Sot kemi lajm të mirë, si nga vija e frontit ashtu edhe nga fronti diplomatik. Së pari, ushtria e Ukrainës po bën një avancim të shpejt e të fuqishëm në jug të shtetit. Dhjetëra banime janë çliruar nga referendumet e rrejshme ruse këtë vit, në rajonin e Khersonit, rajonin e Kharkivit, rajonin e Luhanskut dhe rajonin e Donetskut. Në veçanti, sipas raporteve ushtarake nga Khersoni: fshatrat Lyubymivka, Khreshchenivka, Zolota Balka, Bilyaivka, Ukraina, Velyka, Mala Oleksandrivka, dhe Davydiv Bird janë çliruar nga okupuesi dhe janë stabilizuar. Dhe nuk është listë përfundimtare. Luftëtarët tanë nuk po ndalen. Dhe është vetëm çështje kohe para se të përzëmë okupuesit nga gjitha tokat tona”, tha Zelensky në videomesazh.
-
Zelensky: Marrëveshja e paqes me Rusinë është 90 për qind gati
-
Zelensky: Ukraina duhet të gjejë zgjidhje diplomatike për të rimarrë territorin e pushtuar
-
Ukraina po vazhdon të marrë nën kontroll territor rus, thotë Zelensky
-
Trupat ukrainase kanë përparuar deri në 3 kilometra brenda Kurskut, thotë Zelensky
-
Zelensky: Kontroll i plotë i qytetit rus Sudzha, kemi ngritur edhe administratë ushtarake