Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Viti i pathyeshmërisë”, Zelensky i drejtohet popullit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka dhënë një mesazh mëngjesin kur janë bërë fiks një vit nga nisja e agresionit rus në Ukrainë.

Përmes Telegramit, ai ka shkruar se më 24 shkurt ukrainasit zgjodhën të mbrojnë vendin duke luftuar dhe jo duke ikur.

“Më 24 shkurt, miliona prej nesh bënë një zgjedhje. Jo një flamur i bardhë, por një flamur blu dhe i verdhë. Jo duke ikur, por duke u përballur. Përballë armikut. Rezistencë dhe luftë. Ishte një vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe bashkimi. Dhe ky është një vit i pathyeshmërisë sonë. Ne e dimë se ky do të jetë viti i fitores sonë!” ka shkruar Zelensky.

Ndërkohë, që bota sot përkrah Ukrainën në luftën kundër Rusisë, Ukraina ende po përballet me luftime të ashpra, sidomos në disa qytete.

Nga të dyja anët deri tash ka pasur humbje të mëdha.

Të enjten, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka aprovuar një rezolutë me të cilën dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe bën thirrje për marrëveshje paqeje sa më shpejt që është e mundshme.

Artikuj të ngjashëm