Qeveria e Kosovës ka vendosur flamuj të Ukrainës pranë atyre të Republikës së Kosovës, në nder të Ditës së Pavarësisë së këtij vendi.
KOHA ka siguruar fotografi ku shihet se disa flamuj të Ukrainës janë vendosur në shtiza pranë objektit të Qeverisë.

Dita e Pavarësisë e këtij vendi këtë vit nuk është përcjellë me paradë masive ushtarake përgjatë kryeqytetit, Kiev.
Krahas frikës se Rusia mund ta përdorë këtë datë për të sulmuar qytetet, ngjarjet publike në Ukrainë janë ndaluar për dy ditë. Banorëve u është thënë t’i marrin seriozisht sirenat e rrezikut.
Kjo ditë gjithashtu shënon 6-mujorin e fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, shkruan BBC-ja të mërkurën.
Në adresimin e tij gjatë natës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar provokime nga ana e Rusisë.

-
Qeveria “mbulohet” me flamurin e Ukrainës
-
Zelensky në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Rusia mund të na sulmojë
-
Ukraina anulon festimet në Ditën e Pavarësisë mes frikës nga sulmet ruse
-
Zelensky: Flamuri i Ukrainës do të valëvitet sërish në të gjitha pjesët e okupuara
-
Ukraina shënon 'ditën e unitetit' mes frikës së një pushtimi rus