Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Rusia mund të na sulmojë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar sot në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, se mund të ketë sulme të reja nga ana e Rusisë.

Në një adresim natën vonë, ai tha se Ukraina po feston “Ditën e Flamurit duke luftuar ndaj një kërcënimi të frikshëm kundër atdheut”, ka shkruar BBC-ja të mërkurën.

Ai u ka thënë njerëzve të strehohen sapo të dëgjojnë sirenat, sidomos ata që jetojnë në Kiev dhe Kharkiv.

“Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë neve. Dhe kjo ditë, fatkeqësisht, është e rëndësishme edhe për armikun tonë”, ka thënë ai. “Ne duhet të jemi të vëmendshëm sot ndaj provokimeve dhe sulmeve brutale të mundshme. Forcat e armatosura të Ukrainës, inteligjenca jonë dhe shërbimet speciale do të bëjnë gjithçka për ta mbrojtur popullin tonë sa më shumë që është e mundshme”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe disa aktivitete të cilat janë planifikuar për ta shënuar ditën e sotme.