Gjermania dhe Britania do të nënshkruajnë më 17 korrik një traktat mbrojtjeje që përfshin një klauzolë ndihme të ndërsjellë në rast të një kërcënimi ndaj secilit vend, ka raportuar të mërkurën gazeta Politico.
Kryeministri britanik Keir Starmer dhe ish-kancelari gjerman Olaf Scholz kishin bërë një deklaratë të përbashkët në gusht, duke premtuar bashkëpunim më të ngushtë për çështje nga tregtia te siguria, raporton Reuters.
Marrëveshja e gjerë është duke u finalizuar, sipas Politico, dhe një fushë e rëndësishme është mbrojtja.
Ajo do të përfshijë një seksion që thotë se çdo kërcënim strategjik për një vend do të përfaqësonte një kërcënim për tjetrin, teksa marrëveshja pritet të nënshkruhet më 17 korrik, raportoi ajo, duke cituar dy zyrtarë me qendër në Londër.
Edhe pse të dy vendet janë të përkushtuara ndaj NATO-s, marrëveshja e mbrojtjes nxjerr në pah një ndryshim midis shteteve evropiane, përfshirë Gjermaninë nën kancelarin Friedrich Merz, për të punuar më ngushtë së bashku dhe për t'u mbështetur më pak te SHBA-ja nën presidentin Donald Trump.
-
Tusk: Traktati i ri Britani-Poloni do të përqendrohet në mbrojtjen kundër Rusisë
-
Britania dhe SHBA-ja me marrëveshje për fuqizimin e energjisë bërthamore
-
BE-ja dhe Britania e Madhe arrijnë marrëveshje në disa fusha
-
Gjermania dhe Britania krijojnë armë të përbashkët me rreze që tejkalon 2.000km
-
Britania e Gjermania zotohen me trakt të ri për ta mbështetur Ukrainën