Polonia dëshiron marrëdhëniet më të ngushta diplomatike të mundshme me Mbretërinë e Bashkuar, duke u përqendruar në mbrojtjen kundër Rusisë, tha të mërkurën kryeministri polak Donald Tusk para se të nisej për në Londër.
Sipas qeverisë britanike, Britania do të nënshkruajë një traktat të ri mbrojtjeje dhe sigurie me Poloninë të mërkurën për të forcuar bashkëpunimin mbrojtës përballë kërcënimeve armiqësore në rritje në të gjithë Evropën, pas marrëveshjeve të ngjashme me Francën dhe Gjermaninë.
Ndërsa Britania dhe Polonia janë tashmë aleatë të ngushtë, kryeministri britanik Keir Starmer në një deklaratë të martën tha se "sfidat me të cilat përballet Evropa tani kërkojnë një partneritet edhe më të fortë".
Kontinenti ka qenë nën presion nga administrata e presidentit të SHBA-së Donald Trump për të marrë përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen e vet, shkruan Reuters. Të dy vendet janë gjithashtu aleatë kyç të Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.
"Të dyja palët theksojnë se Rusia është një kërcënim strategjik, gjithashtu afatgjatë, për Poloninë, për Britaninë e Madhe, për NATO-n, dhe për këtë arsye bashkëpunimi ynë duhet të përqendrohet në sigurimin e Polonisë dhe vendeve të tjera kundër kërcënimit rus", u tha Tusk gazetarëve të mërkurën.
Tusk kishte thënë më parë se përtej mbrojtjes, një pjesë e rëndësishme e traktatit përqendrohet në sigurinë kibernetike. Zyrtarët polak thonë se roli i saj si një qendër për ndihmën ushtarake për Ukrainën e ka bërë atë një objektiv kyç për spiunazhin, sulmet kibernetike dhe dezinformimin rus.
-
Trumpi: Flasim më rrallë me Putinin, dëshiron ta përfundojë shpejt luftën
-
Tusk: Hungaria sistematikisht e ka informuar Moskën për bisedimet e mbyllura të BE-së
-
Pavarësia e Polonisë rrezikohet nëse Ukraina kapitullon, thotë Tusk
-
Aleatët evropianë kërkojnë më tepër garanci sigurie për Ukrainën
-
Tusk: Zgjidhja e paqes për Ukrainën duhet ta forcojë sigurinë e Evropës, jo ta dobësojë