Shtetas gjermanë dhe spanjollë janë në mesin e të lënduarve, përveç atyre portugezë, nga përplasja e tramvajit elektrik “Gloria” në Lisbonë të mërkurën në mbrëmje.
Castro Martins, një zyrtar i shërbimit të emergjencës, ka thënë të enjten se autoritetet po presin më shumë informacion mbi viktimat, duke përfshirë detaje rreth moshës dhe kombësive të tyre.
Deri më tani, kombësitë e 15 prej të lënduarve janë të njohura: katër shtetas portugezë, dy gjermanë, dy spanjollë, një korean, një nga Kepi i Verdhë, një kanadez, një italian, një francez, një zviceran, dhe një maroken.
Midis të lënduarve janë 12 gra dhe shtatë burra të moshës midis 24 dhe 65 vjeç, dhe një fëmijë tre vjeç.
Autoritetet nuk kanë ende informacion specifik për të gjitha viktimat, por midis të vdekurve janë shtatë burra dhe tetë gra, si dhe të huaj.
VIDEO:
🇵🇹 Now 15 dead and 20 injured after the famous yellow Lisbon elevator tram derailed today, apparently cause a cable snapped
This makes it the biggest disaster in Portugal in 24 years
Terrible tragedy pic.twitter.com/MD8Otk1oDN
Krejt çka dihet për përplasjen e tramvajit në Lisbonë që la 16 të vdekur
Një nga atraksionet turistike më ikonike të Lisbonës, tramvaji i famshëm Gloria, doli nga shinat dhe...-
Krejt çka dihet për përplasjen e tramvajit në Lisbonë që la 16 të vdekur
-
“U shpërbë si një kuti letre” – Dëshmitarët përshkruajnë përplasjen e tramvajit në Lisbonë
-
Mësohet shkaku që çoi në aksidentin fatal të tramvajit në Lisbonë
-
Osmani ngushëllon liderët dhe popullin portugez për tragjedinë në Lisbonë
-
Tramvaji në Lisbonë del nga shinat, 15 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur