Botë

Krejt çka dihet për përplasjen e tramvajit në Lisbonë që la 16 të vdekur

Lisbone

Policia inspekton vendin ku një tramvaj turistik doli nga shinat dhe u përplas në Lisbonë, Portugali, të enjten, 4 shtator 2025

Foto: Associated Press

Një nga atraksionet turistike më ikonike të Lisbonës, tramvaji i famshëm Gloria, doli nga shinat dhe u përplas të mërkurën në mbrëmje.

Fillimisht u raportuan 15 të vdekur ndërkohë që të enjten shifra ka arritur në 16.

Më shumë se 20 të tjerë janë lënduar, disa prej të cilëve në gjendje kritike, thonë autoritetet lokale.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi daljen e vagonit nga shinat.

Cilat janë të dhënat më të fundit nga autoritetet?

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:15 të mërkurën, pranë Avenida da Liberdade të Lisbonës.

Pati një reagim të madh emergjent, me më shumë se 60 personel dhe 22 automjete të vendosura në vendngjarje.

Zyrtarët thonë se është shumë herët për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi aksidentin, por gazeta portugeze Observador raportoi se një kabllo u shkëput përgjatë rrugës së hekurudhës, duke bërë që ajo të humbiste kontrollin dhe të përplasej me një ndërtesë.

Teksa tymi përfshiu zonën, njerëzit mund të shiheshin duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Imazhet dhe pamjet filmike tregojnë një vagon të verdhë të përmbysur në rrugën me kalldrëm, i rrethuar nga ndihmësit e emergjencës.

Disa njerëz mbetën të bllokuar në rrënoja dhe u desh të nxirreshin nga punonjësit e emergjencës.

VIDEO:

 

 

Çfarë dihet për viktimat?

Disa nga të vdekurit dhe të lënduarit ishin shtetas të huaj, thonë autoritetet, por informacioni se kush po udhëtonte me tramvajin në atë kohë dhe kush mund të jetë lënduar në rrugë mbetet i paqartë.

Media portugeze raporton se një fëmijë trevjeçar po trajtohet në një nga spitalet e Lisbonës, ndërsa nëna e fëmijës, e cila është shtatzënë, është transferuar në një njësi materniteti.

Tramvaji Gloria mund të mbajë rreth 40 pasagjerë dhe është jashtëzakonisht i popullarizuar tek turistët - por është gjithashtu thelbësor për banorët e qytetit, për t'i ndihmuar ata të udhëtojnë lart e poshtë rrugëve kodrinore të Lisbonës.

Megjithatë, nuk dihet se sa njerëz ishin në bord në kohën e rrëzimit.

Çfarë është tramvaji Gloria dhe si funksionon?

Gloria është një lloj sistemi hekurudhor që lejon udhëtimin lart e poshtë shpateve të pjerrëta, dhe në Lisbonë, ato janë një pothuajse mjeti kryesor për të udhëtuar në rrugët e pjerrëta me kalldrëm të qytetit.

Tramvajët janë një atraksion i njohur turistik, pasi automjetet e verdha të ndritshme gjarpërojnë nëpër rrugët shpesh të ngushta dhe kodrinore.

Tramvaji Gloria u hap në vitin 1885 dhe u elektrifikua tre dekada më vonë.

Ai përshkon rreth 275 m nga Restauradores, një shesh qendror i qytetit, deri në rrugët piktoreske të Bairro Alto. Udhëtimi zgjat vetëm tre minuta.

Ndryshe nga tramvajët tradicionalë, dy vagonët funksionojnë me motorë elektrikë.

Ato janë të bashkangjitura në skajet e kundërta të një kablli transporti, që do të thotë se ndërsa njëri udhëton poshtë kodrës, pesha e tij ngre tjetrin, duke i lejuar ata të ngjiten dhe të zbresin njëkohësisht.

Në një intervistë me programin Today të BBC Radio 4, Fabiana Pavel, e cila është presidente e një shoqate të banorëve të Lisbonës, tha se komuniteti i saj është i tronditur. 

Portugalia ka shpallur një ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat e tragjedisë.

VIDEO:

Janë 16 të vdekur në Lisbonë, thotë kryeministri i Portugalisë

23 min. më parë / 4 sht 2025 14:50
Lisbone

Photo: Associated Press

Kryeministri i Portugalisë, Luis Montenegro, ka thënë se numri i të vdekurve në Lisbonë nga përplasja e tramvajit mbetet 16.

Montenegro ka demtuar raportimet e mëparshme nga autoritetet, se numri i të vdekurve ka arritur në 17.

Ai e ka quajtur ndodhinë një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore. 

“Kjo është një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore të historisë sonë të kohëve të fundit", ka thënë Montenegro.

Ai ka thënë se sipas informacioneve të fundit, pesë nga të lënduarit janë në gjendje kritike në spitale.

Autoritetet e Lisbonës më parë kishin deklaruar numrin e fundit të të vdekurve në 17. 

“U shpërbë si një kuti letre” – Dëshmitarët përshkruajnë përplasjen e tramvajit në Lisbonë

53 min. më parë / 4 sht 2025 14:20
Lisbone

Photo: Associated Press

Ishte pak pas orës 18:00 të së mërkurës kur një nga vagonët e tramvajëve të famshëm Gloria të Lisbonës doli nga kthesa e një rruge të pjerrët me kalldrëm, u përplas në një ndërtesë dhe u shpërbë, ka thënë një dëshmitare okulare.

“Ai goditi një ndërtesë me forcë brutale dhe u shpërbë si një kuti letre”, ka thënë Teresa d'Avó për kanalin televiziv portugez SIC, duke shtuar se dukej sikur "nuk kishte frena".

Policia ende po heton shkakun e aksidentit, i cili la të vdekur të paktën 17 persona dhe të lënduar 20 të tjerë, disa në gjendje kritike, pranë Avenida da Liberdade në kryeqytetin portugez.

"Ishte e tmerrshme... zhurma ishte ndryshe nga çdo gjë që kisha dëgjuar ndonjëherë. Jam e tronditur”, ka shtuar Teresa.

"Ne të gjithë filluam të iknim sepse menduam se vagoni do të godiste atë tjetrin poshtë," ka thënë ajo. "Por ai rrëshqiti në kthesë dhe u përplas në një ndërtesë”.

Eric Packer, nga SHBA-ja, por që po vizitonte Lisbonën atë ditë, i ka thënë BBC-së se kishte diskutuar me miqtë e tij mundësinë që të hipte në tramvaj dhe kishte bërë fotografi në orën 18:00 dhe 18:01, por më pas kishte vendosur të kthehej në këmbë në hotelin e tyre.

Ata ecën rreth 60 metra dhe dëgjuan një zhurmë të madhe përplasjeje "si një gur që binte, sikur një kamion kishte hedhur një ngarkesë me gurë" në orën 18:02.

Ai tregon se bashkë me miqtë ishin kthyer menjëherë dhe kishin parë pluhurin që dilte nga rrugica rreth 45 metra pas tyre dhe atë që kishte ndodhur. 

Në fillim, ai kishte menduar se ishte treni në fund që kishte rënë, derisa kishte vërejtur trenin tjetër që ishte sipër tij i shkatërruar plotësisht. 

Gjermanë dhe spanjollë midis të lënduarve nga përplasja e tramvajit në Lisbonë

2 o. më parë / 4 sht 2025 12:38
Lisbone

Pamje nga vendi i përplasjes

Photo: Associated Press

Shtetas gjermanë dhe spanjollë janë në mesin e të lënduarve, përveç atyre portugezë, nga përplasja e tramvajit elektrik “Gloria” në Lisbonë të mërkurën në mbrëmje.

Castro Martins, një zyrtar i shërbimit të emergjencës, ka thënë të enjten se autoritetet po presin më shumë informacion mbi viktimat, duke përfshirë detaje rreth moshës dhe kombësive të tyre.

Deri më tani, kombësitë e 15 prej të lënduarve janë të njohura: katër shtetas portugezë, dy gjermanë, dy spanjollë, një korean, një nga Kepi i Verdhë, një kanadez, një italian, një francez, një zviceran, dhe një maroken.

Midis të lënduarve janë 12 gra dhe shtatë burra të moshës midis 24 dhe 65 vjeç, dhe një fëmijë tre vjeç.

Autoritetet nuk kanë ende informacion specifik për të gjitha viktimat, por midis të vdekurve janë shtatë burra dhe tetë gra, si dhe të huaj.

VIDEO: