Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka shprehur ngushëllime udhëheqësve dhe popullit të Portugalisë pas ngjarjes tragjike në Lisbonë të mërkurën, kur një tramvaj elektrik ka dalë nga shinat duke lënë të vdekur të paktën 17 persona.
Osmani ka shkruar në X se populli i Kosovës qëndron me miqtë e saj portugezë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shprehim solidaritetin me presidentin Marcelo Nuno Duarte Rebelo de Sousa, kryeministrin Luís Montenegro dhe popullin e Portugalisë, pas aksidentit tragjik me trenin Gloria në Lisbonë. Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Ne qëndrojmë me miqtë tanë portugezë”, ka shkruar Osmani.
Aksidenti tragjik ka lënë edhe më shumë se 20 të lënduar, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Our hearts and solidarity are with President @imprensagov Marcelo Rebelo de Sousa, Prime Minister @LMontenegro_PT, and the people of Portugal, following the tragic derailment of Lisbon’s Gloria funicular.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 4, 2025
On behalf of the people of the Republic of Kosovo, I extend my deepest…