Ushtria amerikane ka konfirmuar vdekjen e gjashtë pjesëtarëve të ekuipazhit të një aeroplani ushtarak amerikan, i cili është rrëzua të enjten në Irakun perëndimor.
Aeroplani që transportonte furnizim ushtarak amerikan është rrëzuar në atë që ushtria amerikane e quajti incident në të cilin është përfshirë edhe një aeroplan tjetër. Me këtë, ushtria amerikane e hodhi poshtë mundësinë për ndonjë sulmi armiqësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Rezistenca Islamike në Irak, që është grup ombrellë i fraksioneve të armatosura të mbështetura nga Irani, ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit.
Që nga nisja e sulmeve amerikane dhe izraelite kundër Iranit rreth dy javë më parë, të paktën 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan janë vrarë. Në Komandën Qendrore amerikane njoftuan se rrethanat e rastit të së enjtes janë ende duke u hetuar.
E një zyrtar amerikan, që foli për Reutersin, theksoi se aeroplani i dytë i përfshirë në incident, e i cili ka bërë ulje të sigurt, ka qenë gjithashtu avion ushtarak i tipit KC-135 që ka qenë i ngarkuar me furnizime karburantesh.
SHBA-ja ka vënë në përdorim numër të madh aeroplanësh për operacionin kundër Iranit ndërsa incidenti e shpërfaqë shkallën e rrezikut jo vetëm të operacioneve, por edhe të furnizimit me karburant për aeroplanë në ajër.