Një aeroplan ushtarak amerikan është rrëzuar në Irak, ka njoftuar Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom).
Ushtria amerikane ka konfirmuar se një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant u rrëzua pas një incidenti ku u përfshinë dy aeroplanë. Rrëzimi nuk erdhi nga “zjarri armiqësor apo miqësor”.
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se po bëhen përpjekjet e shpëtimit në perëndim të Irakut.
Aeroplani i dytë i përfshirë në këtë incident, u ul në mënyrë të sigurt, u tha në deklaratë.
“Incidenti ndodhi në një hapësirë ajrore miqësore gjatë operacionit ‘Epic Fury’, dhe përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë. Dy aeroplanë u përfshinë në incident. Një nga aeroplanët u rrëzua në perëndim të Irakut, dhe i dyti u ul sigurt. Nuk ndodhi shkaku i zjarrit armiqësor apo miqësor”, tha Centcom.
Centcom s'ka treguar se kur ka ndodhur incidenti dhe se persona ishin në aeroplanin që u rrëzua dhe se si ndodhi incidenti.
-
Gjashtë ushtarë amerikanë vdesin pas rrëzimit të aeroplanit në Irak
-
Një grup irakian merr përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit amerikan
-
Irani thotë se e ka rrëzuar edhe një aeroplan amerikan
-
SHBA-ja shpëton pilotin e aeroplanit të rrëzuar në Iran
-
Aeroplani ushtarak amerikan F-35 bën ulje emergjente, dyshohet se u dëmtua nga zjarri iranian