Piloti i aeroplanit luftarak F-15, të rrëzuar në jug të Iranit, është shpëtuar nga forcat amerikane, sipas burimeve të CNN-it.
Ndërkaq, nuk dihen detajet për pjesëtarin e dytë të ekuipazhit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrëzohet aeroplani luftarak amerikan në Iran
Një aeroplan luftarak amerikan është rrëzuar në Iran të premten, duke e shënuar incidentin e parë të tillë që nga fillimi i luftës gati pesë javë më parë.
Ndërkohë janë duke u kryer operacine të kërkimit nga të dyja palët për anëtarët e mbijetuar të ekuipazhit.
Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit tha se po kontrollon një zonë pranë vendit ku avioni u rrëzua në Iranin jugperëndimor. Guvernatori rajonal premtoi një shpërblim për këdo që kapte ose vriste pilotin.
Një zyrtar ushtarak amerikan konfirmoi për Reutersin se një avion luftarak ishte rrëzuar dhe se po kryhen kontrollime.
Agjencia iraniane e lajmeve njoftoi se helikopterët amerikanë po fluturonin ulët në misione kërkimi dhe transmetuan video të banorëve që qëllonin drejt tyre.
Nuk kishte detaje të konfirmuara të kërkimeve ose llojit të avionit të rrëzuar, të cilin ushtria iraniane tha se ishte një F-35.
Pentagoni dhe Komanda Qendrore e SHBA-së nuk kanë konfirmuar ende incidentin.
Kjo tregon rrezikun me të cilin përballen ende avionët amerikanë dhe izraelitë mbi Iranin, pavarësisht pohimeve të presidentit amerikan Donlad Trump dhe sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth se forcat e tyre kanë kontroll të plotë të qiellit.
Irani thotë se e ka rrëzuar edhe një aeroplan amerikan
Irani ka pretenduar se e ka rrëzuar edhe një avion amerikan.
Agjencia e lajmeve Tasnim po raporton se “një avion amerikan A-10 është qëlluar nga sistemet mbrojtëse të Forcës së Mbrojtjes Ajrore të Ushtrisë dhe është rrëzuar në Gjirin Persik në jug të Iranit”, duke cituar Ushtrinë iraniane.
Sipas saj, avioni është rrëzuar disa orë më parë rreth Ngushticës së Hormuzit.
Më herët, New York Times raportoi se një avion sulmues A-10 Warthog është rrëzuar pranë Ngushticës së Hormuzit afërsisht në të njëjtën kohë kur një avion tjetër i Forcave Ajrore, F-15E, është qëlluar mbi Iran. Sipas burimeve të NYT, piloti i vetëm i A-10 është shpëtuar i sigurt.
Kryeparlamentari iranian tall Amerikën pas rrëzimit të avionit
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Qalibaf, ka tallur Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi shteti i tij rrëzoi një avion amerikan mbi Iranin jugperëndimor.
“Kjo luftë e shkëlqyer pa strategji që ata filluan tani është degraduar nga ‘ndryshim regjimi’ në ‘Hej! A mund t’i gjejë dikush pilotët tanë? Ju lutem?’”, shkroi Qalibaf në llogarinë e tij X.
Media shtetërore iraniane ka pohuar në një postim në X se ushtria e Iranit rrëzoi një avion amerikan F-15E Strike Eagle.
Qalibaf, duke e dyfishuar talljen e tij, shkroi: “Çfarë progresi i jashtëzakonshëm. Absolut gjeniale.”