Rezistenca Islamike në Irak, një grup i fraksioneve të armatosura të mbështetura nga Irani, ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e një aeroplani ushtarak amerikan në Irakun perëndimor të enjten.
Grupi tha në një deklaratë se kishte rrëzuar aeroplanin KC-135 "në mbrojtje të sovranitetit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë", raportoi Reuters.
Megjithatë, të premten Komanda Qendrore e SHBA-së ka deklaruar se incidenti i aeroplanit nuk ishte shkaktuar nga “zjarri armiqësor apo miqësor”, dhe se ishte i përfshirë edhe një aeroplan tjetër.
Ushtria amerikane ka konfirmuar vdekjen e katër anëtarëve në avion. Përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë për dy pjesëtarë të tjerë që ishin aty.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjashtë ushtarë amerikanë vdesin pas rrëzimit të aeroplanit në Irak
-
Aeroplani ushtarak amerikan rrëzohet në Irak
-
Ushtari amerikan i zhdukur në Iran shpëtohet nga forcat amerikane
-
S'dihet ende për fatin e një prej pjesëtarëve të avionit amerikan që u rrëzua në Iran, vazhdon kërkimi
-
Irani thotë se e ka rrëzuar edhe një aeroplan amerikan