Forcat iraniane po vazhdojnë kërkimin e një anëtari të ekipit të avionit luftarak amerikan të zhdukur, pasi një prej dy avionëve luftarakë u rrëzua mbi Iranin dhe Gjirin Persik, thanë zyrtarë nga të dyja palët, ndërsa dy pilotë u shpëtuan.
Një avion luftarak F-15E u rrëzua në jug të Iranit të premten, ku në bord ishin dy persona. Piloti i avionit F-15E është shpëtuar, por oficeri i sistemeve të armëve rezulton ende i zhdukur.
Ndërkohë, Irani pretendon se ka rrëzuar një aeroplan të dytë luftarak amerikan mbi Gjirin Persik. Media amerikane njoftuan se një A-10 Warthog u qëllua gjatë një misioni kërkim-shpëtimi për aeroplanin e parë të rrëzuar. Dy helikopterë Black Hawk të angazhuar në kërkimin e pilotit të zhdukur po ashtu u goditën nga zjarri iranian, por ia dolën të dilnin nga hapësira ajrore iraniane, thanë dy zyrtarë amerikanë, raportoi Reuters.
Incidentet e fundit shfaqin rreziqet me të cilat përballen ende avionët amerikanë dhe izraelitë mbi Iranin, ndërsa lufta hyri në javën e gjashtë, pavarësisht pohimeve të presidentit amerikan, Donald Trump dhe sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth se forcat amerikane kishin kontroll të plotë të qiellit.
-
SHBA-ja shpëton pilotin e aeroplanit të rrëzuar në Iran
-
Ushtari amerikan i zhdukur në Iran shpëtohet nga forcat amerikane
-
SHBA-ja e Irani “në garë” për pilotin e zhdukur
-
Irani thotë se e ka rrëzuar edhe një aeroplan amerikan
-
SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme pas rrëzimit të helikopterit amerikan pranë Hormuzit