Franca po përgatitet të shpërndajë një “manual mbijetese” për çdo familje për të ndihmuar qytetarët të përgatiten për “kërcënimet e afërta” – përfshirë një konflikt të armatosur në tokën franceze.
“Manuali i mbijetesës ka qëllim të inkurajojë qytetarët të zhvillojnë aftësitë e tyre përballë krizave të ndryshme”, ka thënë një zëdhënës i kryeministrit François Bayrou për CNN.
“Përfshin katastrofat natyrore, incidentet teknologjike dhe kibernetike, krizat shëndetësore si COVID-19 dhe krizat e sigurisë si sulmet terroriste dhe konflikti i armatosur”, ka thënë ky zëdhënës.
Plani francez pason disa broshura të lëshuara për miliona banorë në Suedi dhe Finlandë, ku përfshihen instruksione për përgatitjen e efekteve nga konfliktet ushtarake dhe ngjarjeve të tjera.
-
Shtetet nordike lëshojnë këshilla për mbijetesë në rast të luftës
-
Franca do të dislokojë trupa ushtarake në protesta
-
Ora policore ndihmon në qetësimin e Francës, planifikohen protesta të tjera
-
Franca paralajmëron kufizime të lëvizjes pas trazirave dhe plaçkitjeve
-
Qeveria e Francës nën presion pas dhunës së përhapur gjatë fundjavës