Forcat e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s janë larguar nga baza ajrore Bagram në Afganistan, epiqendër e luftës kundër talibanëve dhe al-Kaidës për rreth 20 vjet.
Tërheqja mund të jetë shenjë se tërheqja e plotë e forcave të huaja nga Afganistani është afër.
Presidenti Joe Biden pati thënë se forcat amerikane do të largohen deri më 11 shtator, raporton BBC.
Por, tërheqja nga baza e shtrirë në veri të Kabulit vjen derisa talibanët vazhdojnë të kontrollojnë shumë pjesë të Afganistanit. Një nga misionet e forcave që mbetet ende është mbrojtja e aeroportit ndërkombëtar të Kabulit, ndërsa bisedimet vazhdojnë për sigurinë në të ardhmen.
Baza i është lënë Forcës së Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes afgane.