Forcat qeveritare afgane po mposhten edhe më shpejt se sa që këtë e mendonin udhëheqësit ushtarakë amerikanë, vetëm pak muaj pasi presidenti Joe Biden e urdhëroi tërheqjen e plotë të trupave nga Afganistani.
Me gjithë avancimet talibane në dhjetë kryeqytetet kryesore krahinore në vend brenda pak ditësh, ka pak interesim në Shtëpinë e Bardhë, në Pentagon apo mes publikut amerikan, për të bërë përpjekje për ndaljen e rrjedhës së zhvillimeve.
Presidenti Biden veçse e ka bërë të qartë se nuk pendohet dhe nuk e ka ndërmend që ta ndryshojë vendimin e marrë pranverën e kaluar, megjithëse mbi gjysma e vendit është vënë nën kontrollin e militantëve talibanë.
Teksa shumica e trupave amerikane tani janë larguar dhe talibanët po i përshpejtojnë ofensivat luftarake, udhëheqësit ushtarakë amerikanë raportohet se nuk po ushtrojnë presion që Bideni të ndryshojë mendim.
Krejt kjo derisa të enjten, talibanët e pushtuan kryeqytetin krahinor fare afër Kabulit, duke e çuar në dhjetë numrin e krahinave të uzurpuara pas luftimeve njëjavore në të gjithë Afganistanin.