Gazetari dhe kolumnisti amerikan, Ian Bremmer, ka publikuar një fotografi të refugjatëve afganë, ku shihen qindra persona duke u larguar nga qyteti i Kabulit.
“Brenda një transporti amerikan që niset nga Kabuli. E jashtëzakonshme”, ka shkruar ai në postimin në Facebook.
Mijëra afganë janë larguar nga Afganistani pasi forcat talebane pushtuan vendin, disa ditë nga tërheqja e trupave amerikane. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, para mediave deklaroi se nuk lëviz nga qëndrimi për tërheqjen e trupave, pasi trupave afgane u kishte ofruar çdo mjet për luftë.
"Ne u dhamë atyre çdo mjet që ata mund të kenë nevojë. Ne ofruam mbështetje ajrore. Ajo që ne nuk mund të sigurojmë është vullneti për të luftuar për të ardhmen e tyre. Do të vazhdojmë t'i mbështesim qytetarët afganë, do bëjmë atë që mundemi”, ka thënë ai të hënën.
-
SHBA-ja fillon tërheqjen e trupave nga Kabuli
-
Refugjatët afganë mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara
-
Biden: Afganëve u dhamë çdo mjet që kishin nevojë, s’mund t'u sigurojmë vullnet për të luftuar
-
SHBA-ja distancohet, teksa talebanët po i shpartallojnë forcat afgane
-
Nis tërheqja e trupave ushtarake amerikane nga Afganistani