Refugjatët nga Afganistani kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara, duke u vendosur përkohësisht në një qendër strehimi në Vigiinian veriore.
Aeroplani me familje të evakuuara ka aterruar në aeroportin ndërkombëtar Dullz. Presidenti Joe Biden ka thënë se qytetarët amerikanë dhe afganë janë sjellë nga aeroporti i Kabulit. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se më shumë se 11 mijë persona janë evakuuar nga kryeqyteti afgan në 36 orët e fundit.
Administrata amerikane ka njoftuar, gjithashtu, se refugjatët afganë janë vendosur në Shtetet e Bashkuara pa kaluar nëpër procesin e skanimit dhe shqyrtimit të dokumentacionit nëse përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.
Artikuj të ngjashëm
-
Aeroplani i dytë me të evakuuar niset nga aeroporti i Kabulit
-
Realizohet nga Kabuli fluturimi i parë me të huaj qëkur u larguan trupat amerikane
-
SHBA-ja fillon tërheqjen e trupave nga Kabuli
-
SHBA-ja ka evakuuar 19 mijë njerëz nga Afganistani për 24 orë
-
Nën kritika për kaosin, Perëndimi përshpejton eksodin nga Afganistani