Trupat amerikane mund të qëndrojnë në Afganistan përtej afatit të tërheqjes më 31 gusht me qëllim të evakuimit të amerikanëve, ka deklaruar presidenti, Joe Biden.
Kjo pasi që Pentagoni ka bërë të ditur se ushtria amerikane aktualisht nuk ka kapacitete të mjaftueshme për t’iu qasur njerëzve që janë jashtë aeroportit të Kabulit.
Në një intervistë për “ABC News”, Biden ka bërë të ditur se do ta mbajë praninë amerikane në vend për aq kohë sa të evakuohen të gjithë shtetasit amerikanë. Këtë ai e ka thënë vetëm një ditë pasi një numër i konsiderueshëm i ligjvënësve amerikanë kanë ushtruar presion mbi të për ta zgjatur afatin e përcaktuar për finalizimin e tërheqjes së trupave.
Bideni është përballur me kritika të ashpra për mënyrën e tij të menaxhimit me tërheqjen, e cila ka hapur rrugën për shfaqjen e skenave kaotike në dhe përreth aeroportit të vërshuar të Kabulit nga njerëzit që synojnë largimin nga Afganistani i kontrolluar prej talebanëve.
-
Talebanët kundër zgjatjes së qëndrimit të trupave amerikane në Afganistan
-
Johnsoni pritet t’i kërkojë Bidenit shtyrjen e tërheqjes së trupave amerikane në Afganistan
-
Bideni do të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani deri më 11 shtator
-
Përfundon tërheqja amerikane nga Afganistani
-
SHBA-ja fillon tërheqjen e trupave nga Kabuli