Talebanët kanë bërë të ditur se nuk do të pranojnë zgjatjen përtej datës 31 gusht, të qëndrimit të misioneve ushtarake të evakuimit.
Zëdhënësi i talebanëve, Suhail Shaheen ka thënë se presidenti Biden kishte thënë se trupat amerikane do të tërhiqeshin deri më 31 gusht.
Sipas tij, zgjatja e këtij afati, nënkupton edhe zgjatjen e okupimit të Afganistan.
Ai ka paralajmëruar për pasoja nëse kjo ndryshon.
Ndërkohë, kryeministri britanik, Boris Johnson pritet të mbajë një takim emergjent të lidervë të G7-ës të martën, në të cilin ai do të kërkojë nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden që të zgjasë qëndrimin e trupave amerikane në Afganistan, në mënyrë që të ketë më shumë kohë për evakuime nga aeroporti i Kabulit.
Mijëra afganë dhe qytetarë të nacionaliteteve të tjera atje, janë duke vërshuar drejt aeroportit të Kabulit për të ikur nga Afganistani.
-
Britania nuk beson që do të shtyhet afati i evakuimit nga Afganistani
-
Johnsoni pritet t’i kërkojë Bidenit shtyrjen e tërheqjes së trupave amerikane në Afganistan
-
Biden thotë se tërheqja nga Afganistani mund të zgjatet përtej 31 gushtit
-
Lideri taleban për SonntagsBlick: Asnjë trupë e huaj nuk mund të qëndrojë në Afganistan pas 31 gushtit
-
Blinken: Talebanët janë zotuar të mos e pengojnë evakuimin edhe pas 31 gushtit