Forcat e fundit të SHBA-së dhe NATO-s janë larguar nga baza ajrore Bagram e Afganistanit, qendra e luftës kundër militantëve për rreth 20 vjet.
Tërheqja mund të sinjalizojë se tërheqja e plotë e forcave të huaja nga Afganistani është e afërt.
Presidenti Joe Biden ka thënë që forcat e SHBA-së do të jenë larguar të gjitha deri më 11 shtator.
Por tërheqja nga baza e shtrirë në veri të Kabulit vjen ndërsa grupi kryesor xhihadist, Talibanët, përparon në shumë pjesë të Afganistanit.
Afati i 11 shtatorit është përvjetori i sulmeve ndaj Amerikës në vitin 2001, i cili vrau gati 3.000 njerëz.
Sulmet u kryen nga al-Kaeda, një grup ndërkombëtar xhihadist me seli në Afganistan me mbështetjen e Talibanëve, të cilët kishin kontroll në vend që nga vitet 1990. Një koalicion i udhëhequr nga SHBA pushtoi Afganistanin më vonë atë vit për të mposhtur të dy grupet.
Amerika tani dëshiron t'i japë fund luftës së saj më të gjatë me koston më të madhe në jetën njerëzore dhe shpenzimet e mëdha dhe po i lë sigurinë qeverisë afgane.
Rreth 2.500-3.500 trupa amerikane mendohej se ishin akoma në Afganistan dhe kur të largohen, më pak se 1.000 ushtarë amerikanë do të mbesin atje. Që nga maji kishte rreth 7.000 trupa të tjerë të koalicionit në Afganistan por besohet se shumica janë larguar tani, me Gjermaninë dhe Italinë që deklarojnë misionet e tyre të përfunduar të ,ërkurën.
Ndërkohë, Talibanët janë ringjallur pas largimit të trupave të huaj dhe kanë pushtuar dhjetëra rrethe, mes frikës se një luftë e re civile mund të shpërthejë pas largimit të forcave të huaja.