Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 100,000 njerëz janë evakuuar nga Afganistani

Më shumë se 5,000 qytetarë amerikanë janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga Afganistani, ka bërë të ditur të premten, gjenerali amerikan William Taylor.

Data 31 gusht është afati i fundit për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Afganistani.

Sipas Taylor në total numri i njerëzve të cilët janë evakuuar nga Afganistani deri më tani si pjesë e misionit të evakuimit, është 111,000.

Ai ka thënë se edhe 5,400 persona janë ende duke pritur në aeroportin e Kabulit për të ikur nga Afganistani.

Gjatë të enjtes janë kryer dy sulme me bombë dhe armë zjarri jashtë aeroportit të Kabulit, si pasojë e të cilave mbetën të vdekur të paktën 100 persona.

Në mesin e të vrarëve raportohet se janë rreth 90 afganë dhe 13 anëtarë të shërbimit ushtarak amerikan.

Edhe Më tepër se 10 mijë persona në aeroportin e Kabulit në pritje të evakuimit Botë Më tepër se 10 mijë persona në aeroportin e Kabulit në pritje të evakuimit

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi Shteti Islamik.

Pentagoni ndërkohë ka deklaruar se sulmet e IS-is nuk do ta ndalin SHBA-në që të kryejë evakuime deri në ditën e fundit kur duhet të largohen.