Qeveria e Finlandës ka nisur zyrtarisht punën për ndërtimin e një gardhi në lindje të vendit, në kufirin me Federatën Ruse.
Puna filloi me heqjen e pemëve në pikën kufitare të Imatras dhe rrethoja në këtë pjesë pritet të jetë tre kilometra e gjatë.
“Ne po shqyrtojmë nëse gardhi mund t'i rezistojë ngricave të dimrit, ngarkesave të dëborës apo një mase të mundshme njerëzish që mund të vijnë nga lindja. Në mars do të fillojmë instalimin e gardhit dhe pas kësaj, ndërtimin e sistemit të kontrollit teknik”, thanë autoritetet.
“Është planifikuar të ndërtohet një gardh prej 55 kilometrash në Finlandën juglindore, shtatë kilometra në Karelian e Veriut dhe pesë kilometra në Lapland. Ndërtimi i këtyre gardheve do të bëhet nga viti 2023 deri në vitin 2025”.
Me rastin e ndërtimit të gardhit në fund të vitit 2022, kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, njoftoi se Finlanda duhet të jetë e gatshme për të gjitha aktivitetet përçarëse.
“Është një çështje e sigurimit të mbikëqyrjes së duhur të kufirit lindor të Finlandës në të ardhmen”, u tha Marin gazetarëve në legjislaturë përpara një takimi me grupet parlamentare për çështjen e gardhit kufitar.
-
Rusia shton praninë ushtarake pranë kufirit me Finlandën
-
Norvegjia planifikon të ndërtojë një gardh në kufirin me Rusinë
-
Finlanda synon t’i aktivizojë rezervistët për ta mbrojtur kufirin me Rusinë
-
Finlanda zgjat edhe për dy muaj mbylljen e kufirit me Rusinë
-
Finlanda do të vendosë barriera fizike në pikat e mbyllura kufitare me Rusinë