Qeveria e Finlandës të enjten ka vendosur ta vazhdojë mbylljen e kufirit me Rusinë edhe për dy muaj tjerë, deri më 14 prill, pasi nuk sheh shenja se Moska po i ndal “operacionet hibride” duke i kanalizuar migrantët drejt kufirit me shtetin nordik, raporton agjencia “AP”.
Finlanda ka mbyllur vijën kufitare tokësore me Rusinë, të gjatë rreth 1340 kilometra, në fund të vitit të kaluar, pasi afro 1300 migrantë pa dokumentacione adekuate apo viza ishin paraqitur në kufi të saj që nga shtatori.
Ishte shifër dukshëm më e lartë, ndërsa kjo valë vinte vetëm pak muaj pasi Finlanda iu bashkua NATO-s.
Shumica e migrantëve vinin nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Shumica e tyre kërkuan azil në Finlandë, një shtet me 5.6 milionë banorë.
Qeveria finlandeze ka thënë të enjten se ky “migrim i instrumentalizuar” paraqet “rrezik serioz për sigurinë kombëtare të Finlandës dhe rendin publik”.
-
Finlanda synon t’i aktivizojë rezervistët për ta mbrojtur kufirin me Rusinë
-
Fluks emigrantësh në Finlandë para rimbylljes së dy pikave kufitare me Rusinë
-
Finlanda do ta mbyllë tërësisht kufirin me Rusinë shkaku i migrantëve
-
Finlanda merr ndihmë nga BE-ja për të frenuar azilkërkuesit nga Rusia
-
Finlanda do të vendosë barriera fizike në pikat e mbyllura kufitare me Rusinë