Ushtria finlandeze ka në plan që t'i përdorë ushtarët rezervistë për të patrulluar kufirin me Rusinë, e kjo do të bëhet nëpërmjet ndryshimit të legjislacionit, ka raportuar të mërkurën Skynews.
Mijëra rezervistë do të mund të mbrojnë kufirin me Rusinë, në rast se do të ketë ndonjë valë të papritur emigrantësh.
“Me situatën e ndryshuar të sigurisë, ne duhet t’i plotësojmë metodat ekzistuese me mënyra të reja për të ruajtur sigurinë kufitare”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen.
LEXO EDHE:
Finlanda ka një kufi 1.340 kilometra të gjatë me Rusinë, e vitin e kaluar ka akuzuar Moskën për nxitje të migracionit kundër shtetit nordik. Ajo u bë anëtare e NATO-s në prill të vitit të kaluar.
Autoritetet finlandeze e kanë thënë disa herë se do ta mbështesin me armatim Ukrainën, në mënyrë që të ndalet agresioni rus.
-
Rusia shton praninë ushtarake pranë kufirit me Finlandën
-
Shefi i inteligjencës finlandeze bën thirrje për rritje të vigjilencës për shkak të Rusisë
-
Finlanda zgjat edhe për dy muaj mbylljen e kufirit me Rusinë
-
Finlanda merr ndihmë nga BE-ja për të frenuar azilkërkuesit nga Rusia
-
Suedia po dërgon avionë dhe anije luftarake në Finlandë. Pse?