Finlanda do të vendosë barriera në vendkalimet kufitare me Rusinë në mesnatë, bëhet e ditur nga Roja Kufitare Finlandeze.
Qeveria finlandeze të enjten ka mbyllur katër nga nëntë pikat e saj kufitare me Rusinë në përgjigje të azilkërkuesve që mund të hyjnë në shtetin nordik përmes kufirit të saj lindor, shkruan Reuters.
Në këto pika do të vendosen edhe barriera fizike.
"Qëllimi ynë është të përdorim pajisje penguese për të parandaluar hyrjen," u tha gazetarëve kreu i Punëve Ndërkombëtare të Gardës Kufitare, Matti Pitkaniitty, duke shtuar se masat e Finlandës ishin një përgjigje ndaj ndryshimeve në politikën kufitare të Rusisë.
Mbi 200 azilkërkues që mbërritën në Finlandë këtë javë, gjë që bëri që çuan në liderët finlandezë ta akuzojnë Rusinë teksa kjo e fundit ka mohuar akuzat.
-
Finlanda do ta mbyllë tërësisht kufirin me Rusinë shkaku i migrantëve
-
Finlanda zgjat edhe për dy muaj mbylljen e kufirit me Rusinë
-
Fluks emigrantësh në Finlandë para rimbylljes së dy pikave kufitare me Rusinë
-
Finlanda merr ndihmë nga BE-ja për të frenuar azilkërkuesit nga Rusia
-
Finlanda mbyll katër pika kufitare me Rusinë